Aktivisti Iranian Rrëmbehet në Rrethana Misterioze

400

 Nga Shahriar Kia

Javën e shkuar u raportua se një numër anëtarësh të Shoqatës së Tregtisë së Mësuesve Iranianë janë arrestuar në lidhje me një grevë mbarëkombëtare të mësuesve që u zhvillua më herët këtë muaj. Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve i nxiti mësuesit të merrnin pjesë në grevë, gjatë së cilës ata bënë thirrje për reformim të sistemit të arsimit në vend.

Unionet e punës po vihen nën mbikëqyrje gjithnjë e më të madhe nga autoritetet dhe duket se unionet që përfaqësojnë mësuesit monitorohen gjerësisht.

Të mërkurën e kësaj jave, Sadigheh Maleki, bashkëshortja e një lideri të unionit tha se i shoqi ishte zhdukur në rrethana të pazakonta dhe shqetësuese. Hashem Khastar përfaqëson mësuesit në provincën Razavi Khorasan në Iranin veri-lindor dhe protestonte në mënyrë paqësore për kushte më të mira pune për mësuesit. Ai është një mësues në pension.

Khastar ka qenë i burgosur më përpara për shkak të aktivizmit të tij në sektorin e arsimit. Qëndrimi i tij i fundit në burg ka qenë nga  viti 2009 në 2011. Përveç se ka ngritur zërin në lidhje me sistemin e arsimit në vend, ai ka folur edhe për udhëheqjen e vendit duke e përshkruar Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei si diktator.

Bashkëshorti i Maleki-t u zhduk të martën ndërkohë që ishte në fermën e familjes së tij jo shumë larg nga Mashhad, ku jeton. Ajo ishte përpjekur të fliste me të shoqin në