Saturday, September 7, 2024

Agjentët e Inteligjencës së Regjimit Iranian në SHBA Arrestohen për Spiunim ndaj Opozitës Iraniane

Është koha të përjashtohen agjentët e MOIS dhe Forcës Quds të Iranit, të cilët operojnë nën maska të ndryshme

Departamenti amerikan i Drejtësisë shpalli të hënën se dy agjentë të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit të mullahëve, Ahmadreza Mohammadi Doostdar dhe Majid Ghorbani, të cilët spiunonin dhe komplotonin kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), janë arrestuar më 9 gusht, 2018 në SHBA.

Sipas tekstit të padisë, ky operacion spiunazhi kundër PMOI kishte filluar të paktën që nga marsi 2017 dhe “qeveria e Iranit e konsideron MEK si një kundërshtar primar të regjimit aktual, dhe ka tentuar ta shfarosë MEK-un.” Këta dy agjentë ia dërgonin informacionin që mblidhnin regjimit iranian që ai të kishte mundësi të “merrte në shënjestër” kundërshtarët e tij. Deklarohet gjithashtu se “një paketë shënjestre mund të mundësonte një plan neutralizimi, i cili mund të përfshijë arrestim, rekrutim, shfrytëzim kibernetik, ose operacione kapjeje/vrasjeje.”

Ndërsa protestat mbarëkombëtare të popullit iranian vazhdojnë të shtohen, janë shtuar edhe misionet e këtyre dy agjentëve. Njëri prej tyre, Ghorbani, ka shkuar në Iran për 20 ditë, që nga 27 marsi deri më 17 prill 2018, “për t’i treguar… qeverisë së Iranit mbi informatat që ka mbledhur rreth MEK.” Ai erdhi në SHBA me udhëzime të reja si krijimi i “një ndikimi më të madh në mënyrë që të zbulojë informacione sekrete, njerëz të përfshirë në rrjet si dhe vendimet e organizatës kundër Republikës Islamike.”

Zbulimi dhe neutralizimi i komplotit të spiunazhit dhe terrorizmit të regjimit në SHBA vjen pas parandalimit të dy komploteve madhore terroriste kundër PMOI-së dhe Rezistencës Iraniane në Shqipëri (mars 2018) dhe Francë (qershor 2018). Kjo gjë bën të qartë edhe një herë se fashizmi fetar që sundon Iranin, në prag të vdekjes, nuk sheh asnjë zgjidhje përveç shtypjes së kryengritjes së popullit iranian dhe vrasjes së anëtarëve të PMOI.

Komiteti i Sigurisë dhe Anti-Terrorizmit i NCRI më 20 prill 2018, në një deklaratë, tha: “Ka patur raste të shumta aktesh të dyshimta të përgjimit të njerëzve dhe survejimit pranë zyrës së NCRI në Uashington nga individë të kombësive të ndryshme, gjë që tregon për kërcënime serioze terroriste. Policia dhe zyrtarët përkatës janë informuar për këto kërcënime.”

Rezistenca Iraniane përsërit edhe një herë nevojën për të ndjekur penalisht dhe përjashtuar të gjithë agjentët e Ministrisë së Inteligjencës dhe Forcës Quds të regjimit, si dhe të gjithë agjentët dhe mercenarët e njohur dhe sekretë të cilët ndjekin komplotet e rejgimit në SHBA dhe Europë. Këta agjentë e mercenarë e kanë përdorur politikën mbizotëruese të paqësimit të viteve të mëparshme për të krijuar identitete e tituj të ndryshëm në SHBA e Europë dhe në këtë mënyrë kanë ndjekur komplotet djallëzore të regjimit.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
Komiteti i Sigurisë dhe Anti-Terrorizmit
21 Gusht 2018