Regjimi i Iranit Arreston Familjarët e Viktimave të Masakrës së 1988-ës nga Frika e Lëvizjes në Kërkim të Drejtësisë

399

 

Në të njëjtën kohë me përvjetorin e masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988, dhe ndërsa kryengritja mbarëkombëtare vazhdon, fashizmi fetar që sundon në Iran, nga frika e rritjes së Lëvizjes në Kërkim të Drejtësisë, ka arrestuar një numër familjarësh të këtyre martirëve.

Në një rast në Gorgan, një numër familjarësh të martirit Mohsen Mehrani, duke përfshirë Dr. Mojtaba Mehrani, dentist dhe 67 vjeç, Masih Mehrani, 62, si dhe zonjat Sousan Mehrani, 55, Mohaddaseh Mehrani, 50, dhe Elnaz, 28, (vajza e Mohaddaseh Mehrani), u arrestuan më 19 korrik, 2018. Nuk ka asnjë lajm për këta të arrestuar. Mohsen Mehrani u ekzekutua në vitin 1988 gjatë masakrës së të burgosurve politikë në burgun e Gorgan.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjithë njerëzve, sidomos të rinjve të guximshëm, të protestojnë kundër këtyre arrestimeve dhe të tregojnë mbështetje e solidaritet me të burgosurit e kryengritjes. Ajo gjithashtu i kërkon Këshillit të Sigurisë, Sekretarit të Përgjithshëm, Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatave të tjera përkatëse ndërkombëtare, dhe Bashkimit Europian e shteteve anëtare të ndërmarrin aksion të menjëhershëm për t’i liruar këta individë të pafajshëm dhe të arrestuarit e tjerë në kryengritje, emrat e shumë prej të cilëve u janë dërguar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës (NCRI) autoriteteve përkatëse. Disa nga të arrestuarit gjatë muajve të shkuar janë vrarë nën torturën brutale të vrasësve të Khamenei-t.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
20 Gusht, 2018