Wednesday, February 1, 2023

Vala e arrestimeve në Ahvaz – Maryam Ameri, Azhar Albughabish, Zeinab Savari

wave of arrests in AhvazRaportet nga Irani tregojnë për një valë arrestimesh në Ahvaz, qendër e provincës Khuzestan.

Të enjten, më 10 dhjetor 2020, forcat e inteligjencës bastisën shtëpinë e Maryam Ameri. Ata e arrestuan Maryam-in dhe ia morën sendet private.

Familja e Maryam Ameri nuk ka mundur të mësojë gjë lidhur me vendin e burgosjes së saj.

Agjentët e inteligjencës e kishin thirrur vazhdimisht Maryam Ameri-n gjatë 10 ditëve të fundit, për ta pyetur atë lidhur me veprimtaritë e saj kulturore.

Znj. Ameri është arrestuar një ditë pas arrestimit të mikeshës dhe koleges së saj Fatemeh Tamimi, një aktiviste e kulturës arabe. Këto dy gra mblidhnin tregime, ninulla dhe këngë arabe nëpër fshatra.

Në një tjetër zhvillim, Inteligjenca e IRGC ka arrestuar Azhar Albughabish, një aktiviste sociale, dhe dy vëllezërit e saj Abbas dhe Reza në Shadegan, në fillim të dhjetorit 2020. Të tre këta persona janë nën 20 vjeç. Azhar Albughabish ka qenë e përfshirë në ndihmën ndaj të varfërve në qytetin Shadegan, pranë Ahvaz.

Gjithashtu, të premten më 11 dhjetor, Zeinab Savari, një mësuese që banon në Howeizeh, është arrestuar së bashku me të vëllain Hamza, dhe me motrën e vogël.