Thursday, March 28, 2024

Epidemiologu thotë se Irani ka 3.3% të vdekjeve globale nga COVID-19

 

Iran Covid19Me 1% të popullsisë së botës, Irani ka 3.3% të vdekjeve globale nga COVID-19, më lart se mesatarja botërore, ka thënë një profesor dhe epidemiolog në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Iranit. Sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve Mehr, Abbas Motavalian ka thënë se kjo llogaritje është e bazuar në rezultatet pozitive të testeve, të shpallura zyrtarisht, por theksoi se shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve janë shumë më të larta.

Ministria e Shëndetësisë në Iran e shpalli sot numrin e vdekjeve si 51,728. Kjo është shumë më e ulët sesa shifrat e shpallura nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, i cili sot shpalli se 182,500 iranianë kanë vdekur nga ky virus.

Në tetor, një zyrtar iranian tha se Irani gjendet në pesë vendet e para për sa i përket vdekshmërisë nga COVID-19.

Në nëntor, një zyrtar i shëndetësisë tha se një e treta e punonjësve të shëndetësisë në Iran ishin infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19. Infermierët iranianë punojnë njëzet e katër orë dhe shumë prej tyre nuk i kanë parë familjet për muaj të tërë. Shumë infermierë dhe punonjës të shëndetit kanë kërkuar të largohen nga vendi  gjatë muajve të fundit.

Shumë punonjës të shëndetit detyrohen të shkojnë në spitale dhe të punojnë dy apo tre turne edhe në rastet kur kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.