Saturday, July 27, 2024

Rezistenca Iraniane Nxit OKB-në, Shtetet e BE-së, Sidomos Francën, që ta Dënojnë me Forcë Ekzekutimin e Ruhollah Zam

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Thirrje për sanksione kundër regjimit klerikal për abuzimet e tij brutale ndaj të drejtave njerëzore dhe për ekzekutimet jashtë-gjyqësore

Rezistenca Iraniane e dënon fort ekzekutimin e Ruhollah Zam dhe nxit Kombet e Bashkuara, organizatat e të drejtave njerëzore, si dhe Bashkimin Europian dhe shtetet e tij anëtare, sidomos Francën, që ta dënojnë fuqishëm këtë krim të urryer. Rezistenca përsërit gjithashtu nevojën për sanksione ndërkombëtare kundër regjimit klerikal për shkeljet e tij brutale e sistematike të të drejtave njerëzore, dhe për ekzekutimet masive, arbitrare e jashtë-gjyqësore. Rezistenca Iraniane nënvizon domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave të nevojshme për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje, sidomos të burgosurve politikë.