Një grua iraniane e fesë Bahai është dënuar me pesë vjet e tetë muaj burg nga Gjykata Revolucionare e Ahvaz-it në jug-perëndim të Iranit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, ajo është identifikuar si SanazNotghi. Sanaz akuzohet për “anëtarësi në organizatën e paligjshme Bahai” dhe “përhapje të propagandës kundër shtetit”. Gjyqi i saj u bë më 17 korrik.