Thursday, March 28, 2024

Maryam Rajavi: Emërimi i Raisi-t Është Tentativa e Fundit e Khamenei-t për ta Ruajtur Regjimin dhe Sinjalizon Fundin e Regjimit

 

Ali Khamenei ka emëruar Ebrahim Raisi-n, ekzekutuesin e 1988-ës dhe vrasësin e Muxhahedinëve të Popullit (PMOI/MEK), si president në një situatë ku thirrjet “vdekje diktatorit,” “vdekje Khamenei-t,” dhe “vdekje parimit Velayat-e-Faqih” jehojnë nga Ahvazi në Teheran, Tabriz, Mashhad, e në mbarë Iranin. Kjo është tentativa e fundit e Khamenei-t për ta ruajtur regjimin dhe sinjalizon fundin e tij.

Presidenca e Ebrahim Raisi-t u ka dhënë fund përgjithmonë të gjitha iluzioneve për ekzistencën e moderimit apo reformimit në këtë regjim. Bojkoti masiv i farsës së zgjedhjeve në qershor është ana tjetër e medaljes së kryengritjeve nga viti 2017 e deri sot, dhe demonstron dëshirën e popullit iranian për ta përmbysur regjimin. Kjo është një gjë të cilën Khamenei po përpiqet me të gjitha mundësitë ta parandalojë duke shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit dhe viktimat njerëzore në masë.

Sot, Khamenei dhe Raisi e pranuan gjendjen shpërthyese të shoqërisë duke pohuar ekzistencën e varfërisë së madhe, inflacionit 44%, një deficiti buxhetor prej 4,500,000 bilion rial, dhe një rritjeje me 680% të likuiditetit. Ata kanë pohuar gjithashtu ekzistencën e padrejstësive dhe korrupsionit të gjerë por u përpoqën për fajësonin për gjithçka Hassan Rouhani-n dhe kabinetin e tij.

Por në sytë e popullit iranian, të gjithë liderët e regjimit, sidomos Khamenei, Raisi, dhe krye-gjyqtari Gholam Hossein Mohseni Eje’i, duhet të përballen me drejtësinë për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, dhe për katër dekada vrasje, plaçkitje, e shkatërrim të aseteve dhe burimeve të vendit.

Politika e paqësimit të fashizmit fetar në pushtet në Iran nuk është më konstruktive apo e efektshme. As ky regjim vrasës, as ruajtja e marrëdhënieve me të nuk kanë më asnjë legjitimitet. Komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit i OKB duhet t’i qëndrojnë përkrah popullit iranian dhe Rezistencës, dhe dëshirës së popullit për të themeluar një republikë demokratike të bazuar në të drejtën universale të votës dhe ndarjen e fesë nga shteti.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

3 gusht 2021