Thursday, March 28, 2024

Gratë kryefamiljare flenë nëpër vrima nën tokë për shkak të varfërisë

Disa kryefamiljare femra kanë gjetur strehim në periferitë e qyteteve për shkak të varfërisë dhe mungesës së strehimit të përshtatshëm. Ato jetojnë nëpër tunele e vrima poshtë ndërtesave të vjetëruara.
Këto gra janë pjesë e të paktën 38 milion iranianëve që jetojnë nëpër baraka e lagje të varfra.
Fjetja në rrugë, madje edhe në varre bosh – dhe tani edhe në vrima nën tokë – janë disa nga fenomenet që regjimi i mullahëve ia ka imponuar shoqërisë iraniane.
Mbi 80 përqind e iranianëve jetojnë poshtë pragut të varfërisë për shkak të politikave shfrytëzuese të regjimit. Sipas ekspertëve të regjimit, fytyra e varfërisë në Iran është femërore.

Lexo më shumë