Thursday, February 9, 2023

Regjimi Iranian Masakron Kundërshtarët dhe Shpërndan Keqinformim Online për të Justifikuar Veten – Fjalimi i Theresa Payton në Samitin Global për Lirinë e Iranit

 

Iran’s Regime Massacres Opponents and Spreads Disinformation Online to Justify It - Theresa Payton’s Speech at the Free Iran Global SummitSamiti Global për Lirinë e Iranit – 17 korrik 2020

19 korriku shënoi 32-vjetorin e masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në Iran. Shumica e këtyre të burgosurve ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Pas pranimit të detyruar të një armëpushimi me Irakun, dhe nga frika e shpërthimit të shoqërisë së mjeruar nga lufta, regjimi iranian e kreu këtë krim kundër njerëzimit me qëllimin për ta paralizuar forcën demokratike për ndryshim. Në fakt, regjimi ka kohë që persekuton, burgos dhe vret mizorisht anëtarë e mbështetës të MEK.

Njëkohësisht me vrasjen e disidentëve, regjimi iranian ka zhvilluar gjithashtu një fushatë demonizimi e keqinformimi ndaj kundërshtarëve të tij politikë, kryesisht MEK dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Regjimi e përdor fushatën e demonizimit për të:

1- Përgatitur terrenin dhe justifikuar vrasjet e terrorizmin e mëtejshëm kundër anëtarëve e mbështetësve të Rezistencës Iraniane.

2- Diskredituar alternativën e vlefshme ndaj tij dhe portretizuar këtë regjim si të pazëvendësueshëm.

3- Inkurajuar komunitetin ndërkombëtar që ta vazhdojë politikën e paqësimit.

Vitet e fundit, paralelisht me avancimin e teknologjisë kibernetike, regjimi ka përdorur platformat e rrjeteve sociale dhe internetin për të shpërndarë edhe më shumë keqinformim kundër MEK-ut dhe NCRI-së. Duke përdorur qindra llogari të rreme, regjimi përpiqet ta minimizojë impaktin e Rezistencës Iraniane mbi shoqërinë iraniane. Kjo është në fakt ana tjetër e medaljes së vrasjes së protestuesve në mes të ditës dhe mbylljes së internetit në mbarë vendin për ditë të tëra gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në 2019-ën.

Lexo më shumë