Forcat e sigurisë arrestojnë Gohar Eshghi-n dhe vajzën e saj, Sahar Beheshti

503

Security forces arrest Gohar Eshghi and her daughter, Sahar Beheshti

Gohar Eshghi and her daughter Sahar Beheshti

Forcat e sigurisë arrestuan Gohar Eshghi-n dhe vajzën e saj, Sahar Beheshti, të mërkurën, më 3 nëntor 2021.

Gohar Eshghi dhe Sahar Beheshti janë nëna dhe motra e Sattar Beheshti, një bloger disident i vrarë nën tortura më 4 nëntor 2012.

Fondacioni Sattar Beheshti kishte ftuar Gohar Eshghi-n dhe vajzën e saj, Sahar Beheshti, si dhe nënat e viktimave të kryengritjes së Nëntorit 2019 dhe një numër aktivistësh civilë për të përkujtuar njerëzit e tyre të dashur në një ceremoni më 4 nëntor.

Fondacioni raportoi se forcat e sigurisë hynë  me forcë në banesën e Sahar Beheshtit, inspektuan shtëpinë e saj dhe mblodhën të gjitha pajisjet e saj të komunikimit. Ata arrestuan të gjithë anëtarët e familjes së Sattar Beheshtit. Zonja Eshghi pësoi një atak në zemër gjatë bastisjes dhe për pak kohë nuk mundi të merrte frymë.

Forcat e sigurisë gjithashtu rrahën dhe arrestuan Mostafa Eslami, bashkëshortin e Saharit, i cili kishte kundërshtuar bastisjen. Nuk ka të dhëna për fatin e kësaj familjeje.