Çdo ditë që regjimi iranian dobësohet për shkak të krizës së projektit te tij bërthamor, të cilën nuk është në gjendje ta zgjidhë, ai përpiqet ta kompensojë këtë dobësi gjithnjë e më të madhe me raste të reja të dhunimeve të të drejtave të njeriut, sipas ekspertëve iranianë.
Ekzekutimi i një të burgosure në Burgun Qendror të Qazvinit
Regjimi iranian ekzekutoi një të burgosur femër në burgun qendror të Qazvinit në agim të së mërkurës, 27 tetor 2021.
E burgosura u identifikua si Susan Rezaeipour.
Regjimi ekzekutoi një të burgosur në burgun e Zahedanit të enjten, 21 tetor 2021; një i burgosur që kishte vuajtur më parë dënimin për akuza të lidhura me drogën. I burgosuri u identifikua si Nazar Naz Ghanbarzehi (Siahani) nga fshati Cheshmeh Ziarat i Zahedanit (Hrana, 21 tetor).
Një tjetër i burgosur u ekzekutua në Isfahan më 12 tetor, i cili kishte qenë në burgun e Dastgerdit për katër vitet e fundit për akuza të lidhura me drogën. Ai u identifikua si Yousef Seifali, nga Isfahani. Në tetor, regjimi ekzekutoi të paktën 31 të burgosur në qytete të ndryshme të Iranit.
Më 2 nëntor 2021, regjimi ekzekutoi një të burgosur në Shiraz. I burgosuri u identifikua si Mohammad Raisi, 23 vjeç, djali i Eqbal-it, nga fshati Ritek i qarkut Fanuj.
Të martën në mbrëmje, më 2 nëntor, zyrtarët e burgut të regjimit vranë një të burgosur duke e plagosur në kokë në Burgun e Sanandaj-it. I burgosuri u identifikua si Khosrow Jamalifar, 26 vjeç. Rrahja e të burgosurve në burgjet e Iranit është një akt normal.