Monday, January 30, 2023

IRGC Formon Tre Qendra Njëra pas Tjetrës: A do t’i Zgjidhë Kjo Krizat e Iranit apo do ta Shtojë Shtypjen?

What Does the IRGC Terror Designation Mean?Të mërkurën, Hossein Salami, Kryekomandant i Gardës Revolucionare (IRGC),

shpalli formimin e një qendre për kontrollimin e çmimeve dhe luftimin e tentativave për zhvatje në Iran.

T’i thuash IRGC-së, një force e cila e ka monopolizuar dhe dominuar ekonominë e Iranit, që ta zgjidhë krizën ekonomike të vendit është si t’i kërkosh një arsonisti t’i shuajë zjarret.

Si shembull, sipas një interviste të gazetës shtetërore Sharq me Brigadier Gjeneralin Abdollah Abdollahi, më 17 dhjetor 2014, Qendra e Ndërtimit Khatam Al-Anbiya e IRGC-së është kontraktuesi më i madh për projektet e qeverisë. Ajo ka 5,000 nën-kontraktues dhe rreth 135,000 punonjës. Ky kartel gëzon mbështetje të plotë nga regjimi dhe ka akses të lehtë në burimet bankare dhe financiare, si dhe në kontratat e qëndrueshme pa oferta konkuruese.

Krahas monopolizimit të ekonomisë së Iranit, IRGC ka plaçkitur pasurinë kombëtare për të financuar veprimtaritë e veta të paligjshme brenda dhe jashtë Iranit.

Ndërkohë që iranianët po përballen me varfërinë dhe me krizën e COVID-19, IRGC shpalos sistemin automatik e inteligjent të lëshimeve të njëpasnjëshme të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.

Komandanti i IRGC-së u krenua për luftimin e tentativave zhvatëse, ndërkohë që ekzistenca e IRGC-së, kur Irani e ka një ushtri zyrtare, është vënë në pikëpyetje. IRGC merr një buxhet zyrtar, së bashku me biliona dollarë asete, ndërkohë që nuk është absolutisht e nevojshme që Irani të ketë një ushtri të dytë.

Si rrjedhim, Rezistenca Iraniane ka bërë thirrje për shpërbërjen e IRGC-së dhe ndarjen e të gjitha burimeve që i shkojnë asaj tek populli Iranian, sidomos tani në kohën e shpërthimit të koronavirusit.