Regjimi iranian ka ekzekutuar katër njerëz në një burg më 29 tetor, duke treguar kështu edhe një herë se sa përçmim ka për parimet universale të të drejtave të njeriut. Një ditë më parë, në një burg tjetër, regjimi vari një të bugosur të cilin më përpara kishin bërë sikur do ta ekzekutonin të paktën dy herë, gjë është një shembull i zakonshëm i torturës psikologjike që ushtrohet në burgjet e Iranit.