Wednesday, February 8, 2023

Pragu i varfërisë në Teheran shkon përtej 45 milion rial

Varfëria është e shfrenuar në Iran

Guvernatori provincial i Teheranit shpalli të mërkurën se pragu i varfërisë në këtë provincë ka arritur në 45 milion rial.

Anoushiravan Mohseni Bandepi tha: “Nuk duhet të shikojmë pragun kombëtar të varfërisë. Duhet ta konsiderojmë atë sipas provincave dhe në këtë mënyrë, në Teheran, kemi një prag varfërie prej 45 milion rialësh. Këta njerëz përfshijnë kryesisht nënat beqare.”

Ai u përpoq ta zbuste seriozitetin e problemit duke thënë: “Natyrisht, jo të gjitha këto gra janë nevojtare. Nga 8.31 milion familjet që janë në tre grupet më ulëta të shoqërisë, 2,379,851 prej tyre, që do të thotë 29 përqind, janë gra beqare. Gjithashtu, 191,149 familje në Teheran drejtohen nga nëna beqare dhe përfshihen në tre grupet më të ulëta të shoqërisë.”