Monday, September 9, 2024

Thirrje për veprim urgjent për të shpëtuar të burgosurin politik Ramin Hossein Panahi nga ekzekutimi

 Krerët e regjimit iranian kanë transferuar të burgosurin politik 24-vjeçar Ramin Hossein Panahi në karantinn e burgut të Sanandajit për ekzekutim.

Ai u arrestua nga Garda revolucionare në korrik të vitit të kaluar dhe u dënua me vdekje në gjykatat e regjimit me akuzat për “veprime kundër sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin në Komala (një organizatë kurde iraniane”).

Megjithë përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar këtë dënim penal, Gjykata e Lartë e Iranit e mbështeti dënimin me vdekje. Vëllai i Raminit është dënuar me tetë vjet e gjysmë burg.

Rezistenca iraniane u bën thirrje të gjithë njerëzve, veçanërisht të rinjve kurdë, të protestojnë kundër dënimit me vdekje të Ramin Hossein Panahit dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sidomos Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Raportuesit Special mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore, përmbledhëse ose arbitrare, për të ndërmarrë veprime për të shpëtuar jetën e tij.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

1 maj 2018