Ajo që po ndodh sot në Iran është rezultat i vdekjes së Mahsa Amini, një vajze kurde iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në mes të shtatorit. Vdekja e saj ndezi tërbimin dhe zhgënjimin që u grumbullua për muaj e madje vite si rezultat i sjelljes çnjerëzore të regjimit, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe korrupsionit.
Fermerët, punëtorët e çelikut dhe studentët, veçanërisht njerëz nga të gjitha shtresat kanë zgjedhur këtë rrugë. Mungesa e lirisë, ujit, ajrit të shëndetshëm, pagesave etj janë disa nga arsyet që njerëzit po dalin në rrugë.