Iran – Ceremonitë e zisë të Muharram-it në mesin e krizës së koronavirusit
Pasi këmbënguli për mbajtjen e ceremonive të zisë të Muharram-it pavarësisht krizës së koronavirusit dhe numrit në rritje të vdekjeve, Lideri Suprem i regjimit iranian nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në këto ceremoni.
Ky veprim tregon se si zyrtarët e regjimit, sidomos Khamenei dhe presidenti Hassan Rouhani, janë të pakujdesshëm për sa i përket jetës së njerëzve. Por keqmenaxhimi i kësaj krize nga regjimi, që nga minimizimi i saj tek të detyruarit e njerëzve për t’iu rikthyer punës, zhvillimi i provimeve të pranimit në universitete dhe tani mbajtja e ceremonive fetare të Muharram-it, tregojnë për një qëllim shumë më të lig e kriminal. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përdorimi i krizës së COVID-19 për ta mbajtur nën fre shoqërinë e trazuar iraniane.