Friday, March 29, 2024

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 95,500 Vdekje, 27 Gusht 2020

 

Iran: Coronavirus Update, Over 95,500 Deaths, August 27, 2020, 6:00 PM CESTIran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 95,500 Vdekje, 27 Gusht

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 27 gusht 2020):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 27 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 95,500 njerëzve në 404 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 6741 në Khorasan Razavi, 6414 në Khuzestan, 4623 në Mazandaran, 4535 në Qom, 4295 në Isfahan, 4072 në Lorestan, 3973 në Gilan, 3006 në Sistan dhe Baluchistan, 2753 në Alborz, 2283 në Kermanshah, 1522 në Kerman, 1274 në Hormozgan, 1172 në Bushehr, 909 në Zanjan, 819 në Qazvin dhe 815 në Ilam. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.