Wednesday, February 8, 2023

Drejtësia e Regjimit Urdhëron Gruan e Mostafa Salehi-t të Paguajë 425 Milion Toman “Para Gjaku”

Drejtësia e Regjimit Urdhëron Gruan e Mostafa Salehi-t të Paguajë 425 Milion Toman “Para Gjaku” si shpagim për dënimin universal që ka marrë ekzekutimi i tij dhe për protestat e iranianëve jashtë vendit. Moskryerja e kësaj pagese do të rezultojë në konfiskimin e shtëpisë dhe pronave të tij  

Maryam Rajavi: Verdikti i neveritshëm i Drejtësisë së mullahëve kundër gruas dhe fëmijëve të Mostafa Salehi-t tregon se mizoria dhe natyra çnjerëzore e mullahëve në pushtet nuk njohin kufij. Po ata njerëz që, nën maskën e familjarëve, derdhin lot krokodili për Muxhahedinët, po kërkojnë pagesë nga bashkëshortja fatkeqe e Salehi-t dhe fëmijët e tij jetimë për varjen e tij. Turp të ketë ky regjim dhe të gjithë mbrojtësit e mercenarët e tij. Mullahët duhet të dëbohen nga komuniteti ndërkombëtar. Heshtja dhe mosveprimi janë shpërfillje ndaj vlerave për të cilat njerëzimi ka ofruar miliona jetë.

 

Drejtësia kriminale e regjimit iranian është hakmarrë kundër dënimit universal të ekzekutimit të Mostafa Salehi-t dhe protestave të zhvilluara nga iranianë në shtete të ndryshme duke e urdhëruar gruan e Salehi-t që të paguajë 425 milion toman si para gjaku. Nëse kjo shumë nuk paguhet, atëherë gruas së tij fatkeqe dhe dy fëmijëve jetimë do t’u konfiskohen shtëpia dhe të gjitha pronat.

Edhe pas ekzekutimit, kjo Drejtësi e egër e mizore, ndryshe nga çdo vend tjetër i botës e çdo sistem tjetër ligjor, urdhëron ndëshkim të mëtejshëm për viktimën që nuk jeton më nën pretekstin e parave të gjakut për agjentët e saj të lënduar apo të plagosur gjatë kryengritjes së dhjetorit 2017-janarit 2018. Verdikti çnjerëzor i dhënë për bashkëshorten e Salehi-t deklaron se mos kryerja e kësaj pagese do të rezultojë në konfiskimin e shtëpisë, kopshtit, dhe pronave të Salehi-t.

Salehi, 33 vjeç, ishte punëtor ndërtimi dhe gjithashtu transportonte pasagjerë për të mbajtur veten dhe familjen e tij. Fëmijët e tij, Nazanin dhe Amir Hossein, janë përkatësisht katër dhe gjashtë vjeç.