Friday, September 20, 2024

Mini Raporti i së Hënës për Irani

Shtëpia e Bardhë Paralajmëron Iranin në Lidhje me Sulme të Mundshme nga Proksit e tij mbi Objektet Amerikane

Shtetet e bashkuara kanë paralajmëruar Iranin në lidhje me sulme të mundshme nga proksit dhe aleatët e tij kundër objekteve amerikane në Lindjen e Mesme.

Deklarata e nxjerrë më 11 shtator nga Shtëpia e Bardhë erdhi tre ditë pas sulmimit të Konsullatës Amerikane në qytetin iraken Basra. Një ditë para kësaj ngjarjeje, tre mortaja u hodhën brenda Zonës së Gjelbër të Bagdatit, ku ndodhet Ambasada Amerikane.

Protestues të Zemëruar Sulmojnë Ambasadën Iraniane në Finlandë

Policia në Helsinki, Finlandë, ka arrestuar katër demonstrues gjatë një proteste përpara ambasadës iraniane, të hënën mbasdite më 10 shtator.

“Sipas medias lokale dhe policisë, protestuesit shkulën një flamur të regjimit iranian nga godinat e ambasadës dhe i vunë flakën. Gjithashtu, ata gjuajtën me gurë policët që qëndronin në krye të detyrës në atë vend dhe një helikopter policie që po përdorej për të filmuar skenën,” raporton Daily Finland.Identiteti i katër demonsturesve të arrestuar nga policia nuk është bërë publik.

 

Irani Urdhërohet të Paguajë $104.7 Milion për Sulmin me Bombë të vitit 1996: Nga Gjykatësja Amerikane

(Reuters) – Një gjykatëse federale në Uashington D.C. të hënën i dha urdhër Iranit t’u paguajë $104.7 milion viktimave të një bombardimi të qershorit 1996 në Dhahran, në Arabinë Saudite, sulm që vrau 19 ushtarakë amerikanë, megjithëse nuk është e qartë se kur apo si do të mund t’i marrin këto para paditësit.

Kryegjykatësja Beryl Howell dha një gjykim kundër Iranit dhe Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, të cilat nuk u mbrojtën kundër akuzave mbi rolin e tyre në këtë sulm, i cili shkatërroi anën e përparme të kompleksit të Kullave Khobar.

 

Iranianët dënojnë sulmin e ditëve të fundit të regjimit mbi disidentët kurdë

Bombardimi me raketa i lëshuar nga Garda Revolucionare e Regjimit Iranian (IRGC) kundër partive demokratike të Kurdistanit me bazë në Irak, si dhe ekzekutimi i tre të burgosurve politikë kurdë, ka rezultuar në një valë urrejtjeje dhe neverie. Shumë iranianë po i shkruajnë letra Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara,  Antonio Guterres, duke i kërkuar një hetim nga Këshilli i Sigurisë mbi këto krime.