Udhëheqësit e Lutjeve të së Premtes Tregojnë se Regjimi Iranian ia Ka Frikën Rezistencës

368

Udhëheqësit e lutjeve të së premtes në Iran shpesh reflektojnë pikëpamjet e udhëheqësit suprem Ali Khamenei gjatë fjalimeve të tyre publike, kështu që tregon shumë fakti që kohët e fundit ata kanë qenë të fokusuar në paralajmërimin e publikut për rolin e Rezistencës së organizuar e demokratike Iraniane në sabotimin e sundimit të mullahëve.

Kjo tregon se kryengritja popullore anti-regjim që përfshiu gjithë kombin në 2018-ën dhe që vazhdon pavarësisht përpjekjeve të mullahëve për ta shtypur, i ka tmerruar liderët e Regjimit.

Udhëheqësit e lutjeve të së premtes thanë se “planet e armikut” dhe “kryengritjet e popullsisë së zhgënjyer” përbëjnë një kërcënim direkt për “Revolucionin”, emër që mullahët i kanë vënë marrjes agresive të pushtetit prej tyre në vitin 1979.

Në Golpaygan, udhëheqësi i lutjeve të së premtes, Mohammad Taghi Keramati, përshkroi një armik që dëshiron të “shkatërrojë rrënjët e sistemit” dhe u bëri thirrje zyrtarëve që të mos kenë frikë e të mos e dobësojnë vendosmërinë e tyre.

Ndërsa Mohammad Reza Naseri i Yazd-it i paralajmëroi zyrtarët e Regjimit të kenë kujdes ndaj thashethemeve që “armiku” do të përdorë për të shkaktuar mosbesim tek Regjimi. Ky është një koment i çuditshëm pasi e vërteta për zyrtarët e Regjimit do të mjaftonte për të shkaktuar mosbesim.

Në Arak, Ghorbanali Dori Najafabadi e emërtoi në mënyrë specifike Rezistencën Iraniane si armiku dhe i bëri thirrje Regjimit që të “rezistojë”.

Udhëheqës të tjerë të lutjeve të së premtes, si Gholamali Naeem Abadi i Hormozgan-it, bënë falenderime për faktin që regjimi i mullahëve nuk është përmbysur ende, si një mënyrë për ta fshehur frikën e tyre se kjo gjë do të ndodhë shpejt.

Por udhëheqësit e lutjeve të së premtes janë vetëm njëri prej sektorëve të Regjimit Iranian që ankohen për problemet me të cilat po përballen. Ministria e jashtme e Iranit është përpjekur kohët e fundit ta kritikojë BE-në për faktin që e ka lejuar Rezistencën Iraniane të zhvillojë tubime në tokën e saj, menjëherë pasi BE nxori sanksione kundër Iranit për komplotet terroriste në Europë.

Regjimi përpiqet ta shpërfillë e ta minimizojë rolin e Rezistencës Iraniane, por frika e tij tregon vetëm se sa e fuqishme është Rezistenca.