Friday, September 20, 2024

Media e Regjimit Iranian: Konferenca e Polonisë – e Ngjashme me Tubimet e Stilit të PMOI/MEK

Për sa i përket mbledhjes së ardhshme globale në Poloni, e cila do të fokusohet në politikat e Regjimit Iranian në Lindjen e Mesme, agjensia shtetërore iraniane e lajmeve Vatan-e Emrooz publikoi një artikull që thotë, “Pika e parë e rëndësishme e këtij takimi janë ngjashmëritë e tij me tubimin e përvitshëm të PMOI/MEK [Tubimi i Madh Free Iran që zhvillohet nga Rezistenca Iraniane në Francë çdo vit] në kryeqytetet europiane si Parisi.”

Artikulli vazhdon, “Ata do të zhvillojnë një takim rreth Lindjes së Mesme shumë larg Lindjes së Mesme. Gjithsesi, ky takim nuk e ka fokusin tek Lindja e Mesme, por është një diskutim mes armiqve të Iranit mbi mposhtjen e ndërhyrjes së Iranit në rajon pas sanksioneve amerikane.”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e shpalli këtë takim global gjatë vizitës së tij në Egjipt, më 11 janar, në Universitetin Amerikan të Kairos. SHBA do ta zhvillojë takimin në Poloni më 13 & 14 shkurt, dhe do të ketë në fokus Lindjen e Mesme, dhe kryesisht Iranin. Takimi do të mbahet dy ditë pas përvjetorit të themelimit të Republikës Islamike në 1979-ën.

Pompeo tha se SHBA ka ftuar 70 vende nga Amerikan, Europa, dhe rajoni arab në këtë takim.