Trump publikon një paralajmërim të ashpër ndaj Presidentit të regjimit iranian: “Më mirë të ketë kujdes”

318

E Premte, 10 shkurt 2017

Në bordin e Air Force One (Reuters) – Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha të premten se presidenti i Iranit Hassan Rouhani “më mirë të jetë i kujdesshëm”, pas deklaratës së Rouhanit se kushdo që u flet iranianëve me kërcënime do të zhgenjehet.

Trump u pyet në një konferencë të shkurtër shtypi në kabinën e bordit të Air Force One mbi deklaratat e Rouhanit në një tubim në Teheran për të festuar përvjetorin e Revolucionit Islamik.

Rouhani është cituar në raportet e medias të ketë thënë se Irani ka treguar në 38 vjet që nga revolucionit se ” do të bëjë që kushdo që u flet iranianëve me gjuhë kërcënuese do të zhgenjehet.”

“Më mirë të jetë i kujdesshëm”, ka thënë Trumpi.

Trump më 2 shkurt i bëri një “paralajmërim” Iranit me akuzën se Teherani ka shkelur marrëveshjen bërthamore me Perëndimin me provën e lëshimit të një rakete balistike, duke marrë një qëndrim agresiv ndaj Iranit që mund të ngrejë tensionet në rajon.