Sunday, January 29, 2023

SHBA Publikon Video Ku Tregohet IRGC e Regjimit Iranian që Heq një Minë të Pashpërthyer nga Anije-Cisterna

Nga Amir Taghati

Të enjten, ushtria e Shteteve të Bashkuara publikoi një video ku tregohet Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit iranian teksa heq një minë të pashpërthyer të ngjitur tek trupi i anije-cisternës kimike Kokura Courageous (me pronësi japoneze), njëra prej dy cisternave të sulmuara në Gjirin e Omanit.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore Amerikane, Kapiteni Bill Urban publikoi një vijë kohore dhe fotografi të cilat tregojnë se ushtria amerikane ka vrojtuar anije iraniane që teksa riktheheshin te cisterna për të marrë minën e pashpërthyer, raporton Washington Post.

“Në orën 4:10 mbasdite sipas kohës vendase, një anije patrulle Gashti Class e IRGC-së i është afruar anijes M/T Kokuka Courageous dhe është vrojtuar dhe regjistruar duke hequr minën magnetike të pashpërthyer” nga anija Courageous, ka thënë Urban, sipas Post.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të enjten fajësoi regjimin iranian për sulmin ndaj Kokura Courageous dhe një anijeje tjetër, norvegjezes Front Altair, duke thënë se ky vlerësim bazohej në informata inteligjence.

Më vonë gjatë mbrëmjes së të enjtes, Komanda Qendrore Amerikane publikoi videon, e cila, sipas saj, tregon marinarët iranianë duke hequr një minë nga trupi i Kokura Courageous.

Në video tregohet një anije më e vogël që afrohet në anën e cisternës japoneze. Një individ qëndron më këmbë në kiçin e anijes dhe mund të shihet duke hequr një objekt nga trupi i cisternës. SHBA thotë se ai objekt është me shumë mundësi një minë e pashpërthyer.

Më herët atë ditë, katër zyrtarë amerikanë i thanë CNN-së se SHBA i kishte fotot.

Njëri nga zyrtarët tha se videoja vjen nga një avion ushtarak amerikan që po regjistronte teksa fluturonte sipër vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=7Gz08OQUnms&feature=youtu.be