Friday, March 29, 2024

SHBA nxit Fuqitë Europiane të Sillen Ashpër ndaj Regjimit Iranian

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i nxiti vendet europiane të enjten që t’i mbështesin planet amerikane për ta izoluar regjimin iranian nga tregjet botërore të energjisë, raporton AFP.

Këto komente erdhën gjatë bisedimeve në Bruksel në këshillin e energjisë të BE-SHBA, pranë samitit të NATO-s, me praninë e Sekretarit të Energjisë Rick Perry, ministrit të jashtëm saudit Adel Al Jubeir, kryeministrit të Irakut Haider Al Abadi, dhe shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

Në këto mbledhje, Pompeo u angazhua për të rritur bashkëpunimin amerikano-saudit për të “adresuar gamën e plotë të kërcënimeve të bëra nga Irani” dhe për t’i bërë partnerët e Gjirit Persik të “punojnë së bashku për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal, dhe për të qëndruar kundër veprimtarive destabilizuese të Iranit”.

Kjo përfshin mbështetjen e Iranit ndaj terroristëve Houthi në Jemen, përdorimin e raketave balistike pavarësisht rezolutës së OKB, mbështetjen ndaj diktatorit Sirian Bashar Assad dhe përdorimit të armëve kimike nga ana e tij, ndërhyrjen në zgjedhjet e Irakut, dhe komplotin më të fundit terrorist të Iranit që kishte në shënjestër Rezistencën Iraniane në Paris.

Postime në Twitter

Ndërsa Pompeo nuk bëri asnjë deklaratë zyrtare përpara se të shkonte në bisedime, ai postoi: “Irani vazhdon të dërgojë armë në Lindjen e Mesme, në shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurisë së OKB. Regjimi i Iranit dëshiron të ndezë telashe kudo që mundet. Është përgjegjësia jonë ta ndalojmë.”

Më pas, menjëherë përpara bisedimeve, ai postoi: “Ne u kërkojmë aleatëve dhe partnerëve tanë të bashkohen me fushatën tonë të presionit ekonomik kundër regjimit të Iranit. Duhet t’i ndërpresim të gjitha fondet që regjimi përdor për të financuar terrorizmin dhe luftërat proksi. Nuk dihet se kur mund të përpiqet Irani të nxisë terrorizmin, dhunën dhe paqendrueshmërinë në një nga vendet tona më pas.”

Twitter Ads info and privacy