Të shtunën, Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan regjimin iranian se janë duke i marrë seriozisht kërcënimet e Teheranit dhe do t’i kërkojnë llogari nëse komprometon sigurinë e shtetasve amerikanë.
Kështu u shpreh në një postim në Twitter zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus të shtunën, pasi regjimi iranian shpalli sanksione kundër Mark Duboëitz dhe fondacionit të tij për shkak të asaj që regjimi e quan “terrorizëm ekonomik amerikan,” ka raportuar CNN të dielën.
“Regjimi i paligjshëm në Iran ka bërë sot një kërcënim kundër @FDD, një think tank amerikan, dhe CEO-s së tij. SHBA i merr seriozisht kërcënimet e regjimit. Kemi ndërmend t’i kërkojmë llogari Iranit nëse komprometon në mënyrë direkte apo indirekte sigurinë e amerikanëve,” tha Ortagus.