Thursday, March 28, 2024

SHBA Etiketon Rrjetin e Regjimit Iranian për Transportin e Petroleumit, i Cili Mbështet IRGC-në

Shtetet e Bashkuara të mërkurën vunë sanksione mbi një rrjet të gjerë të transportit të petroleumit, që drejtohet nga regjimi iranian dhe që mbështet Forcën terroriste Quds të Gardës Revolucionare (IRGC), si dhe që ka lëvizur qindra miliona dollarë në drejtim të regjimit të Assad-it dhe Hizballah-ut libanez.

Thesari tha në një deklaratë më 4 shtator 2019: “Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit ka marrë masa kundër një rrjeti të gjerë transporti që drejtohet nga Forca Qods e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC-QF) dhe e mbështet financiarisht atë dhe proksin e saj terrorist Hizballah.”

Gjatë vitit të shkuar, IRGC-QF ka lëvizur naftë me vlerë qindra miliona dollarë apo më shumë përmes këtij rrjeti për përfitimin e regjimit brutal të Assad-it, Hezbollah-ut, dhe aktorëve të tjerë të paligjshëm, sipas Thesarit.

Rostam Qasemi, zyrtar i lartë i IRGC-QF dhe ish-Ministër i Naftës i regjimit, mbikëqyr këtë rrjet të gjerë, i cili përfshin dhjetëra menaxherë anijesh, anije, dhe ndihmues, thotë deklarata e Thesarit.

Ky rrjet i ndërlikuar ndërmjetësish ia mundëson IRGC-QF-së që ta fshehë përfshirjen e saj në shitjen e naftës iraniane, thotë deklarata, duke shtuar se IRGC-QF mbështetet gjithashtu fuqishëm tek zyrtarët e Hizballah dhe kompanitë frontale për të ndërmjetësuar lidhjen e kontratave.