UASHINGTON (Reuters) – Ushtria amerikane të premten akuzoi Gardën Revolucionare (IRGC) të Iranit se është direkt përgjegjëse për sulmet mbi anijet-cisterna në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe më herët këtë muaj, duke i përshkruar këto sulme si pjesë të një “fushate” të Teheranit e cila po e shtyn SHBA-në të dërgojë forca të reja.
“Sulmin kundër anijeve në Fujairah ia atribuojmë IRGC-së,” tha Admirali Michael Gilday, drejtori i Shtabit të Përbashkët, duke shtuar se Pentagoni ia atribuon IRGC-së minat magnetike të përdorura në sulm. Ai refuzoi ta përshkruante “mënyrën e hedhjes” së minave.
Këto komente u bënë në një konferencë lajmesh në Pentagon për të shpjeguar planet e SHBA-së për dërgimin e 900 forcave të tjera, përfshirë inxhinierë, në Lindjen e Mesme për të forcuar mbrojtjen amerikane, si dhe për zgjerimin e mobilizimit të rreth 600 anëtarëve të personelit që operojnë raketat Patriot.