- Analizë: Komentet e Udhëheqësit Suprem të Iranit Sinjalizojnë Ndryshim Strategjie
Associated Press: Për vite të tëra, lideri suprem i Iranit e ka kritikuar Perëndimin lidhur me paktin bërthamor të Teheranit me fuqitë botërore. Tani, Ajatollah Ali Khamenei është duke qortuar publikitsht presidentin e zgjedhur të vendit dhe ministrin e jashtëm teksa pakti po thërmohet nën tensionet e rritura me SHBA-në. Duke thënë se Presidenti Hassan Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif kanë dështuar në implementimin e urdhërave të tij lidhur me paktin, Khamenei po sinjalizon një tendencë konsekuente në mënyrën se si do të reagojë Republika Islamike tash e mbrapa.
• Pompeo Mbi Tensionet Me Iranin: ‘Kërcënimi Është Real’
Fox News: Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në një intervistë të enjten me “Fox & Friends,” foli rreth tensioneve të rritura mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit – duke thënë se kërcënimi që vjen nga regjimi është “real” dhe “i besueshëm.” “Pa u futur në specifika, mund të jeni të sigurtë që Presidenti Trump do të garantojë që t’i kemi të gjitha burimet e nevojshme për t’u përgjigjur në rast se Republika Islamike e Iranit vendos të sulmojë amerikanët apo interesat amerikane,” tha Pompeo.
• Trump Thotë se Është i Gatshëm të Marrë në Konsideratë Dërgimin e më Shumë Trupave për t’iu Kundërpërgjigjur Iranit
Reuters: Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se është i gatshëm të marrë në konsideratë dërgimin e më shumë trupave amerikane në Lindjen e Mesme për t’iu kundërpërgjigjur Iranit. Ai tha se nuk beson të jetë nevoja që SHBA të dërgojë trupa shtesë, teksa përgatitej për t’u takuar me zyrtarët e Pentagonit për ta diskutuar këtë gjë. Udhëheqësit ushtarakë të SHBA-së kanë diskutuar rreth dërgimit të rreth 5,000 trupave në rajon, tani që po rriten tensionet me Iranin.