Saturday, July 27, 2024

Senatori McCain mirëpriti qëndrimin e “paralajmërit zyrtarisht të Iranit”

E enjte, 02 shkurt 2017

Senatori John McCain, kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit mirëpriti pozicionin e këshilltarit të sigurisë kombëtare amerikane Michael Flynn i cili  dënoi provën e fundit të Iranit të lëshimit të raketave balistike të mërkurën, duke e quajtur atë një shkelje “provokuese” të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

McCain, shkroi në tweet e tij, se është i lumtur që Shtëpia e Bardhë është duke i kundërvënë agresionit iranian.

“Administrata Trump dënon veprime të tilla të Iranit që minojnë sigurinë, begatinë dhe stabilitetin në të gjithë dhe përtej Lindjes së Mesme,” tha ai gjatë konferencës së përditshme për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Trump të enjten i bëri jehonë vërejtjes së Flynn, duke shtuar se Irani “duhet të jetë mirënjohës për marrëveshjen e tmerrshme që SHBA bëri me ta”, nën ish-presidentin Barack Obama.

Trump denoncoi në mënyrë të përsëritur marrëveshjen bërthamore të Iranit gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016, duke u zotuar se si president do ta zhbënte paktin.