Saturday, July 27, 2024

Seksioni i marrëveshjes bërthamore të Iranit ka nevojë për sqarim- deklaron shefi i mbikëqyrjes bërthamore.

NCRI – Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Iranit po rriten. Afati i 15 tetorit kur presidenti Donald Trump do të informojë Kongresin, nëse Irani do të çertifikohet në përputhje me marrëveshjen bërthamore 2015, po afrohet.

E ardhmja e marrëveshjes është në një terren shumë të paqëndrueshëm, sepse nëse Trump vendos që të mos e çertifikojë Iranin me pajtueshmërinë, Kongresi do të duhet të vendosë, nëse do të rikërkojë sanksionet  paralizuese, që ishin në fuqi përpara se të nënshkruhej marrëveshja.

Në fillim të javës, shefi i mbikëqyrësit të Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje autoriteteve të larta botërore, që janë pjesë e marrëveshjes bërthamore, për të dhënë sqarime lidhur me përdorimin nga Irani të teknologjisë që mund të përdoret për të krijuar një bombë atomike.