Saturday, July 27, 2024

Regjimi iranian është kërcënim për bashkësinë ndërkombëtare

NCRI – Ministri i Jashtëm i Bahrain-it deklaroi se regjimi iranian nuk është vetëm një kërcënim për rajonin, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi.

Në një intervistë ekskluzive me Al Arabiya TV më 26 shtator, kur u pyet “A ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore më 15 tetor? Çfarë pasojash ka kjo për rajonin?      Sheikh Khaled bin Ahmad bin Muhammad el-Khalifa u përgjigj: “Ky [regjim] është burimi kryesor i kërcënimit për botën. Ata nuk janë vetëm një kërcënim për rajonin, por një kërcënim global “.