Garda Revolucionare: Muxhahedinët (PMOI/MEK), duke shfrytëzuar përmbytjet, shtrembërojnë besimin tek IRGC, duhet të veprohet kundër tyre në mënyrë decizive.
Ndërsa roli i Gardës Revolucionare (IRGC) dhe organeve të tjera të qeverisë në pasojat e rënda të përmbytjeve, sidomos në Shiraz, po bëhet çdo ditë e më i qartë, Agjensia e Lajmeve e IRGC-së (Fars) shpalli më 27mars, “Armiqtë, veçanërisht PMOI, po përdorin përsëri thashetheme e gënjeshtra…
Dhe duke shfrytëzuar incidentin e përmbytjeve, ata përpiqen ta shtrembërojnë mendësinë dhe besimin e popullit ndaj IRGC-së revolucionare dhe popullore, në mënyrë që t’i bëjnë Gardën Revolucionare dhe Forcat e Armatosura të duken pasive… Në këtë aspekt, autoritetet kompetente, organizatat e inteligjencës dhe sigurisë, si dhe drejtësia, duke ruajtur vigjilencën dhe duke vrojtuar këtë lëvizje të nënshtruar, sidomos në fushën e hapësirës kibernetike, duhet të nisin një përqasje decizive ndaj gënjeshtarëve e atyre që hapin thashetheme … “
Roli i IRGC-së në fatkeqësinë e Shirazit është bërë kaq i dukshëm saqë Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë së regjimit, nuk guxoi ta mohonte. Ai u detyrua të pohonte se “të gjithë ata që kanë ndërtuar përgjatë vijës së përmbytjeve të Darvazeh Qur’an, ku siç duket ka qenë i përfshirë një kombinim i sektorit privat dhe sektorëve të shërbimeve dhe qeverisë, janë me faj. Nuk kam dijeni për faktin se një organizatë ushtarake ka ndërtuar një garrizon apo rrugë në rrjedhën e Darvazeh Qur’an.”
Ministri i Brendshëm i Rouhani-t, Rahmani Fazli, tha: “… U kam thënë autoriteteve gjyqësore dhe prokurorit se ata që përpiqen t’i zmadhojnë problemet e zonave të përmbytura duke gënjyer e publikuar lajme të rreme duhet të trajtohen në një mënyrë të tillë që të sigurohet qetësia e përgjithshme dhe psikologjike e viktimave. “(agjensia e lajmeve IRNA, 28 mars).
Mullahu kriminel Mohammad Jafar Montazeri, Prokurori i Përgjithshëm i mullahëve, e quajti përhapjen e thashethemeve në hapësirën kibernetike si prishje të sigurisë së vendit dhe tha: “Pas identifikimit të burimeve të lajmeve të rreme, do të merremi me ta ashtu siç duhet dhe është bërë koordinimi midis Prokurorit të Përgjithshëm të vendit dhe Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë “(agjensia e lajmeve IRNA, 28 mars).
Javad Javidnia, Asistent Prokurori i Përgjithshëm për Hapësirën Kibernetike, i bëri thirrje Policisë FATA që të “monitorojë raportet e rreme, të merret me prodhuesit dhe publikuesit e lajmeve të rreme… meqë krijuesit e thashethemeve të pavërteta janë gjithashtu bashkëpunëtorë të krim” (Agjensia e Lajmeve IRNA, 28 mars).
Koloneli i IRGC-së, Davood Moazami Goodarzi, zëvendës i policisë FATA në Teheran, tha: “Policia monitoron gjithashtu foto dhe filmime joreale që u atribuohen incidenteve të brendshme, dhe sapo të identifikohen publikuesit e këtyre fotove, do të merremi me ta ashtu siç duhet; në disa raste janë identifikuar, dhe po konsiderohen procedimet ligjore.” (Klubi i Gazetarëve të Rinj)
Koloneli i IRGC-së Fakhreddin Tavakoli, kreu i policisë FATA në provincën Qazvin, tha “krijuesit e thashethemeve duan vetëm të krijojnë ankth të përgjithshëm dhe frikë tek njerëzit.” Në fund, Tavakoli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të informonin në uebsitin e policisë FATA po të shihnin raste të dyshimta.
Ndërkohë, në shumë pjesë të vendit, IRGC nuk po i lejon njerëzit të ndihmojnë viktimat e përmbytjeve në mënyrë që të parandalojë zbulimin e fakteve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
28 mars 2019