22 shkurt 2019 – Regjimi iranian po përjeton gjendjen më të rrezikshme të krizave në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare që nga revolucioni i 1979-ës. Konferenca në Varshavë ishte një pikë e rëndësishme kthese. Janë katër elemente që e shqetësojnë jashtëzakonisht regjimin rreth pasojave të samitit:
Konsensusi mbi kërcënimin ndaj paqes dhe stabilitetit
Pas koalicionit anti-ISIS, kjo ishte hera e parë që arrihej një konsensus i tillë ndërkombëtar lidhur me një sfidë të rajonit. Mbi 60 kombe ranë dakord se regjimi iranian është kërcënimi kryesor.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se nuk pati asnjë vend që nuk ishte dakord për faktin se regjimi iranian është burimi i gjithë ligësive në Lindjen e Mesme.
Mohammad Taheri, ish-ambasadori i regjimiit në Poloni, tha më 16 shkurt 2019, “Vetë mbajtja e një konference të tillë dhe mbledhja e kundërshtarëve rajonalë e globalë të Iranit është e dëmshme për interesat tona të sigurisë.”
Ali Khorram, ish-ambasadori i regjijmit në OKB tha, “Natyra dhe qëllimi i Konferencës në Varshavë ishin të paprecedent në 30 vitet e shkuara.”
Ghassem Moheb Ali, një ish-diplomat i regjimit iranian, paralajmëroi se SHBA po përpiqej të formonte një rrethim tokësor paralelisht me bllokadën ekonomike.
Politika e rreptë amerikane për ushtrimin e presionit mbi regjimin me më shumë sanksione
Si Pompeo ashtu edhe Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence theksuan fushatën amerikane të presionit maksimal mbi Iranin dhe se donin që Europa ta braktiste mbështetjen ndaj regjimit.
Pence tha “Ka ardhur koha që partnerët tanë europianë të tërhiqen nga pakti bërthamor me Iranin dhe të na bashkohen në ushtrimin e presionit ekonomik e diplomatik që nevojitet për t’i dhënë popullit iranian, rajonit, dhe botës paqen, sigurinë dhe lirinë që meritojnë.”
Europa nuk e mbron regjimin ndaj presionit amerikan
Edhe pse Europa ende nuk është dorëzuar në përpjekjet për të bërë marrëveshje me Iranin, regjistri i regjimit është kaq i keq saqë askush nuk mund ta mbrojë. Europa është e përçarë për sa i përket çështjes së Iranit. Polonia ishte bashkë-organizuese e konferencës dhe Britania ishte pjesëmarrëse. Asnjëra nuk e mbrojti regjimin në asnjë fazë të konferencës.
Më 15 shkurt, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në prani të Ministrit të Jashtëm të regjimit iranian Javad Zarif se vendi i saj e ndan me SHBA-në qëllimin e ndalimit të rolit dëmtues të Iranit në Lindjen e Mesme.
Prania dhe roli aktiv i MEK, që përfaqëson alternativën
Tubimet e 13 dhe 14 shkurtit të mbajtura nga opozita iraniane (NCRI), dhe nga anëtari kyç i këtij koalicioni, MEK, e vërtetuan më tej vendin e tyre në pëlhurën që përcakton të ardhmen e Iranit.
Në një intervistë me BBC, Zarif, ministri i jashtëm i regjimit, foli më qartë rreth burimit të frikës së regjimit. Ai shprehu zemërimin e tij ndaj Fjalimit të Rudy Giuliani-t në tubimin e NCRI-së në Varshavë. Ai sulmoi gjithashtu John Bolton-in, Këshilltarin amerikan të Sigurisë Kombëtare, dhe mbrojtës i patundur i ndryshimit të regjimit në Iran.
Ali Larijani, kreu i Majlis-it (parlamentit) të regjimit tha më 17 shkurt 2019 se SHBA është vegël në duart e Muxhahedinëve. Kjo u prit gjerësisht si një deklaratë qesharake, që bie në kontradiktë me propagandën e mëparshme të regjimit se MEK ishte vegël në duart e SHBA-së.
Megjithatë, më i qartë se të gjithë ishte Mohsen Malakpour, imami i lutjeve të së premtes në Farsan, në zbulimin e burimit të vërtetë të frikës së regjimit duke thënë, “Amerikanët mbështesin PMOI/MEK dhe mbajnë konferenca me ta për t’i bërë që ta zëvendësojnë shtetin tonë islamik.”