Mësuesit iranianë vazhdojnë me përpjekjen e tyre kundër regjimit të mullahëve

423

 

 22 shkurt 2019 – Javët e fundit, mësuesit në qytete të shumta në mbarë Iranin kanë vazhduar protestat e tyre duke kërkuar përgjigje për kërkesat e tyre dhe duke bërë greva periodike gjatë këtij procesi.

Më 14 shkurt, mësuesit dhe arsimtarët në qytetet Mashhad, Sanandaj, Khorramabad, Marivan, Urmia, Karaj, Ardabil dhe … bënë një tubim jashtë Departamenteve vendore të Arsimit,duke protestuar kundër burgosjes së kolegëve të tyre, kushteve të varfra ekonomike, rrogave të ulëta dhe vonesës së autoriteteve në bërjen e pagesave.

Kërkesat kryesore të ngritura nga këta mësues të guximshëm janë:

1) Sigurimi i kushteve të duhura të jetesës

2) Ruajtja e dinjitetit të mësuesve

3) Arsimi falas për të gjithë

4) Barazimi i rrogave për mësuesit dhe arsimtarët e punësuar dhe ata pensionistë

Sigurisht, lëvizja e mësuesve në Iran po përballet me një pengesë madhore që është censurimi i plotë nga mediat shtetërore në Iran. Ndërkohë, raportet që vijnë nga brenda Iranit tregojnë për kushte jashtëzakonisht të këqija të sektorit të arsimit të vendit.

 

 

Vendi i mësuesve nuk është në burg