Në vijim të Mbledhjes së Madhe të Rezistencës Iraniane në Paris dhe dështimit të komplotit terrorist të mullahëve si dhe arrestimit të agjentëve të regjimit, përfshirë një diplomat terrorist, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i regjimit ka mbajtur një mbledhje me urdhrin e Khamenei-it dhe i ka urdhëruar trupat përkatëse si Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Inteligjencës, Forcën Quds,
inteligjencën e Gardës revolucionare, dhe median e drejtuar nga shteti të punojnë për të minimizuar pasojat e këtij skandali të madh.
1- Aparatet dhe autoritetet qeveritare janë detyruar t’ia vënë fajin Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) për ta mbuluar këtë skandal. Kjo është një hile e njohur përmes së cilës ata përpiqen ta paraqesin arrestimin e terroristëve në Belgjikë dhe Francë si dhe arrestimin e diplomatit terrorist në Gjermani si një inskenim për t’ia kurdisur regjimit në vigjilje të vizitës së Rouhani-t në Europë, duke pretenduar se PMOI i kishte ngritur kurth diplomatit terrorist.
Në vijim të nxjerrjes së deklaratës nga Prokurori belg dhe Agjensia Federale e Sigurisë, Ministri i Jashtëm i regjimit tha: “Në të njëjtën kohë kur fillon vizita e presidentit në Europë, zbardhet një operacion iranian dhe arrestohen “autorët” e tij.” Ai shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për të sqaruar atë që është “thjesht një operacion mashtrues për te krijuar një imazh të rremë.”
2- Mohsen Rezai, ish komandanti i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe sekretar i Këshillit të Ekspediencës së regjimit, në mënyrë që të implementonte të njëjtën direktivë, krijoi një përrallë për t’i paraqitur dy terroristët e arrestuar në Belgjikë si anëtarë të rangut të lartë të PMOI. Ai shkroi paturpësisht se ata të dy “kontaktuan diplomatin dhe folën për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Iranin…” dhe kjo është arsyeja pse “këta dy njerëz u takuan me diplomatin tonë në një vend ku u shkëmbye një pako e cila është regjistruar nga kamerat apo nga Monafeqin [termi që regjimi përdor për PMOI]”. “Këta dy anëtarë të Monafeqin e bënë veten subjekt arrestimi, dhe rrëfyen për një komplot të tillë të organizuar nga diplomati iranian,” tha ish komandanti budalla i IRGC.
3- Skenari i regjimit, i cili u zbardh nga autoritetet belge, jep komente të mëtejshme absurde të fabrikuara nga Këshilli Suprem i Sigurisë i mullahëve. Një zyrtar i policisë belge ka thënë: “Në Luksemburg, ka patur një mbledhje të kontrolluar, dhe të gjithë bashkë (shërbimet e sigurisë të vendeve të ndryshme) punuan shpejt për të zbuluar bombën dhe arrestuar Assadi-n. Me sa duket regjimi ka shpresuar se bombardimi do të shihej si një çështje e brendshme e PMOI, e cila është një teori që mund të ishte e besueshme, por kur arrestuam njerëzit e tyre gjatë aktit, situata ndryshoi. “(websiti BuzzFeed – 11 korrik, 2018)
4- Njësitë ekstraterritoriale të Forcës Quds dhe stacionet e Ministrisë së Inteligjencës jashtë vendit u detyruan përsëri të përqendroheshin në përdorimin dhe rekrutimin e elementëve indigjenë në Shqipëri, Bosnje, Serbi dhe Kosovë në mënyrë që të implementojnë plane terroriste kundër PMOI në Shqipëri përmes tyre. Direktorati i TV dhe radios së mullahëve jashtë vendit është urdhëruar gjithashtu të përgatisë filma dhe raporte të rreme kundër PMOI në këto vende në mënyrë që të përgatisë terrenin për akte kriminale.
5- IRGC është urdhëruar të zgjerojë shtrirjen e veprimtarive të saj të inteligjencës dhe spiunazhit për të siguruar informacione nga brenda PMOI.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
Komiteti i Sigurisë dhe Kundërterrorizmit
19 Korrik, 2018