Raporti i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës:

667

Përpjekjet e Shërbimit të Inteligjencës së Iranit për të infiltruar opozitën dhe përqendrimi i tij PMOI dhe NCRI

Thirrje për mbylljen e menjëhershme të ambasadave dhe përjashtimin e terroristëve diplomatikë, agjentëve të inteligjencës dhe Forcës Quds

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) në provincës Nordrhein-Westfalen në Gjermani, në raportin e saj të 2017-ës të publikuar këtë javë, theksonte fokusimin e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS) kundër opozitës, sidomos kundër PMOI dhe NCRI, dhe përpjekjen e MOIS për të infiltruar opozitën iraniane në Gjermani.

Raporti shtonte se Forca terroriste Quds ka veprimtari intensive në Gjermani.

Raporti i nxjerrë vitin e shkuar nga BfV kishte përsëritur: “Zyra qendrore e Ministrisë së Inteligjencës në ambasadën iraniane në Berlin ka një rol të rëndësishëm në veprimtaritë zbuluese të shërbimit sekret.”

Këto raporte tronditëse kanë treguar përsëri se mbyllja e menjëhershme e agjensive të regjimit të mullahëve në Europë, dhe përjashtimi i diplomatëve të tij terroristë, agjentëve dhe mercenarëve të MOIS dhe Forcës Quds është një nevojë urgjente, jo vetëm për sigurinë e refugjatëve iranianë, por edhe për sigurinë e vendeve europiane.

Regjimi i mullahëve, ashtu si ISIS, ka operuar për të bombarduar një numër shumë të madh njerëzish në Paris, me ndryshimin e vetëm se ky krim kundër njerëzimit është projektuar dhe implementuar nga diplomatët terroristë dhe agjentët e inteligjencës së regjimit.

Raporti i përvitshëm nga BfV në provincën Nordrhein-Westfalen specifikon se aktivitetet e MOIS në këtë provincë, ashtu si edhe në pjesë të tjera të Gjermanisë, ndërmerren kryesisht nga MOIS, dhe përqendrohen në monitorimin e forcave opozitare dhe, në veçanti, PMOI dhe NCRI. Raporti shton: MOIS po përpiqet të monitorojë opozitën duke u infiltruar tek ata, dhe t’i diskreditojë ata përmes propagandës. Gjithashtu, MOIS luan një rol të rëndësishëm në qëllimet klasike të siunazhit si spiunimi në fushat politike, ushtarake, ekonomike dhe shkencore.

Sipas raportit të BfV, Forca Quds është gjithashtu intensivisht aktive në Gjermani. Kjo forcë është një njësi speciale e Gardës Revolucionare, e cila ka departamentet e saj të pavarura të inteligjencës, sigurisë dhe kundër-spiunazhit dhe merret me mbledhjen e informacionit jashtë vendit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

20 Korrik, 2018