Të mërkurën më 16 may, Thesari i Shteteve të Bashkuara dhe Aleatët e tij të Gjirit Persik morën një vendim të përbashkët për të vendosur sanksione të reja mbi liderët e lartë të Hezbollah (të cilët varen nga regjimi i mullahëve) duke përfshirë zëvendësin e tyre dhe entitete të tjera të lidhura me të.
Reuters News ka raportuar më shumë mbi këtë çështje: “Ky është sanksioni i tretë i Uashingtonit për këtë javë, që kur SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me (regjimin e) Iranit.. në ditët e kaluara, qeveria e Trump është përpjekur të eliminojë burimet prapa veprimtarive ndërkombëtare të Iranit, si mbështetja e tij për Hezbollah”.
Thesari i SHBA ka komentuar gjithashtu mbi sanksionet kundër Hezbollah, që u shpallën të mërkurën, dhe ka deklaruar: “Departament i Thesarit, si dhe Qendra Kundër Terrorizmit kanë vendosur sanksione mbi liderët kryesorë të Hezbollah…Sot, 7 anëtarët e Qendrës Kundër Terrorizmit kanë marrë masa të rëndësishme kundër liderëve të lartë të Hezbollahut të Libanit, që mbështetet nga (regjimi i) Iranit”.