Protestuesit kërkojnë trupat e martirëve dhe lirimin e të burgosurve
Të shtunën, më 19 maj, populli i Kazerunit, vazhdoi kryengritjen e tij kundër veprimeve, vrasjeve dhe arrestimit të fëmijëve të tyre nga regjimi shtypës, duke thirrur “Vëllai im i arrestuar duhet të lirohet!”, të mbledhur duke protestuar në Sheshin Shohada si dhe përballë gjykatës së regjimit të mullahëve.
Tregtarët e Kazerunit i mbyllën dyqanet e tyre dhe presioni nga agjentët e inteligjencës për t’i detyruar të hapin dyqanet nuk funksionoi.
Agjentët e regjimit, veçanërisht agjentët e inteligjencës, po përpiqeshin t’i jepnin fund protestës, por njerëzit kërkojnë trupat e martirëve dhe lirimin e të arrestuarve. Një numër protestuesish ranë martirë gjatë një demonstrate të popullit të Kazerunit të mërkurën që u bë e përgjakshme nga të shtënat e forcave shtypëse. Ali Mohammadian Azad dhe Omid Yousefian janë dy nga martirët e kryengritjes së Kazerunit. Omid Yusefian, i cili u qëllua të mërkurëv nga Garda Revolucionare, vdiq të shtunën për shkaktë të plagëve të rënda.
Të premten, populli i ngritur i Kazerunit e ktheu qytetin në një skenë përballjeje me tërësinë e aparatit shtypës të regjimit klerikal. Garda Revolucionare, Basiji, agjentë me veshje civile dhe trupa anti-rebelim, të cilët ishin dërguar në Kazerun nga qytete të tjera, u vendosën në pozicionet qendrore të qytetit dhe mbyllën rrugët që të çonin për në shfaqjen e lutjes së të premtes. Megjithatë, populli i ngritur e theu shfaqjen hipokrite të lutjes së të premtes duke kënduar slogane. Mbledhja në xhaminë Al-Nabi, ku supozohej të fliste guvernatori, u ndërpre me sloganin “Guvernatori i paaftë duhet të ekzekutohet!” Sulmet e forcave shtypëse mbi protestuesit në Rrugën Shohada çuan në përplasje dhe luftime të gjera në rrugë. Duke djegur gomat e makinave, njerëzit bllokuan rrugën e automjeteve të forcave shtypëse dhe u mbrojtën me gurë e drurë dhe duke thyer mozaikët e rrugëve.