Friday, March 29, 2024

Raportet e IRGC thonë se personat e tajnuar nga Hezbollahu janë arrestuar në Qipro për një komplot bombardimi.

Shtypi lokal raportoi dje se një 26 vjecar me kombësi libaneze i cili u arrestua në Qipro të enjten, për shkak se posedonte rreth dy ton eksploziv, kjo ka lidhje me Hezbollahun në Liban dhe ky i fundit ka qenë trajnuar në Iran.

Duke cituar burimet e inteligjencës Qipriote, Daily Phileleftheros ka raportuar se personi i cili mban një pasaportë kanadeze, është një anëtar i krahut ushtarak të Hezbollahut me lidhje të ngushta me udhëheqësin e grupit Hassan Nasrullah. Sipas raportit thuhet se ai ka marrë trajnim në Iran nga Garda Revolucionare e regjimit Iranian (IRGC).

 Informacioni i marrë nga Shërbimi Sekret KYP çoi policinë në shtëpinë e 26-vjeçarit, ku ishte vendosur pas mbërritjes në Qipro javën e kaluar.

Të mërkurën pasdite, policia hyri në shtëpinë e personit në fjalë dhe gjeti dy ton nitrat amonit – një pleh që mund të bëhet një eksploziv i fuqishëm kur përzihet me substanca të tjera,të gjitha këto ishin të ruajtura në një kuti në bodrum.

Kur u pyet në lidhje me kete sasi, 26-vjeçari mohoi çdo përfshirje, dhe tha se ai nuk e di pse zoti i shtëpisë e kishte vendosur atë aty.

Policia ka qenë në kërkim të pronarit të shtëpisë për ta pyetur. Cituan burimet e gazetës duke pretenduar se ai gjithashtu ishte libanez dhe nuk është parë në shtëpi për muaj të tërë.

Politika ditore raportoi se provat e paraqitura nga policia në gjykatë nuk janë njohur, 26-vjeçari është duke u hetuar për komplot,për të kryer një krim dhe posedim të paligjshëm të eksplozivëve.

Gazeta tha se në hetimin e ketij rasti policia Qipriote është në kontakt dhe bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete.

Në vitin 2012, një i ri libanezo-suedez, u ndalua nga policia Qipros për akuza të mundshme në lidhje me një sulm të planifikuar kundër turistëve Izraelitë.

Ai pranoi se duke qënë pjesë e grupit të Hezbollahut ai ka qënë duke planifikuar sulmin për grupin.

Më 2012, në të njëjtin vit Bullgaria pa dy të dyshuar duke përfshirë edhe një qytetar libanezo-kanadez, në pjesmarrjen e tyre vdekjeprurëse në shpërthimin e autobusit Burqas.