Thursday, March 28, 2024

Iran: 220 Deputetë Europian mbështesin Maryam Rajavi për planin dhjetë pikësh

Një deklaratë e nënshkruar nga më shumë se 220 deputetë të cilët përfaqësojnë të gjitha grupet politike në Parlamentin Europian shprehin solidaritet me planin dhjetë-pikësh të lideres Iraniane të opozitës, Maryam Rajavi, e cila bëri thirrje për një ndryshim demokratik në Iran.

Në deklaratën e dërguar në BE Shefi i Policisë së Jashtme Federica Mogherini u tha deputetëve : “Ne shprehim solidaritetin tonë me planin dhjetë-pikësh të kryetares së opozitës Iraniane Maryam Rajavi, e cila bën thirrje për një republikë demokratike pluraliste në bazë të votimit të përgjithshëm, lirinë e shprehjes, heqjen e torturës dhe dënimit me vdekje, ndarjen e kishës nga shteti, një Iran jo-bërthamor, një sistem i pavarur gjyqësor, të drejtat për pakicat, bashkëjetesë paqësore në rajon, barazi gjinore dhe angazhim për Deklaratat Universale të të Drejtave të Njeriut. “

Znj Maryam Rajavi është presidentja e zgjedhur nga Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), një koalicion i gjerë i organizatave demokratike Iraniane, të grupeve, dhe personaliteteve.
Deputetët kanë dënuar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran dhe i bënë thirrje regjimit Iranian për “t’i dhënë fund ekzekutimet, dhe ti lënë të lirë të burgosurit politikë , të ndalojnë shtypjen e grave dhe të respektojnë të drejtat dhe liritë e popullit Iranian.”
Në një deklaratë, lidhur me bisedimet bërthamore mbi programin bërthamor të regjimit Iranian, u tha: “Irani duhet të përmbushe të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me programin e tij bërthamor dhe duhet të përgjigjet për të gjitha pyetjet e pazgjidhura “IAEA-së” duke lejuar inspektimet ndërhyrëse e të gjithë ushtrisë dhe sitet jo-ushtarake të pa deklaruar. “
Nënshkruesit shprehën “shqetësimin e tyre që sa vjen e rritet ‘ në lidhje me” ndërhyrjet shkatërrues të Iranit në rajon.
“Irani është në zemër të krizës në këtë rajon dhe nuk duket të ketë zgjidhje. Nëse fundamentalizmi dhe ekstremizmi është për t’u çrrënjosur në këtë rajon, Irani do të ketë një ndikim destruktiv dhe ndërhyrjet duhet të përfundojnë. “
Deklarata vuri në dukje masat e rrepta dhe rrethimin që i është imponuar disidentëve të Iranit në Kampin e Lirisë në Irak.
Deputetët kanë thënë :”Deri më tani,kanë qenë 117 të vrarë nga urdhërat e Teheranit dhe 25 kanë qënë të torturuar deri në vdekje duke qënë dhe anti-njerëzor duke ndaluar dhe mjekimin e të burgosurve”.
Ligjvënësit evropianë theksuan se duhet të merren këto masa urgjente:
1 Gjendja e të drejtave të njeriut në Iran duhet të nisë nga fillimi në të gjitha marrëdhëniet me këtë vend. Irani duhet ti japë fund ekzekutimeve, të burgosurit politikë duhen lënë të lira, duhet ndaluar shtypja e grave dhe duhen respektuar të drejtat dhe liritë e popullit Iranian.

2 Irani duhet të përmbushë të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me programin e tij bërthamor dhe duhet të përgjigjet për të gjitha pyetjet e pazgjidhura IAEA duke lejuar inspektime ndërhyrëse të të gjitha vendeve ushtarake edhe jo-ushtarake të deklaruar apo të padeklaruara .

3 Mbrojtja e banorëve të Kampit të Lirisë duhet të sigurohet nga Iraku, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara. Kampi i Lirisë duhet të njihet si një kamp refugjatësh , në veçanti bllokada e saj mjekësore, duhet të revokohet në tërësinë e saj.