Saturday, February 4, 2023

Pse Ndodhen në Iran Militantët Terroristë të Mbështetur nga Regjimi Iranian?

 

Nga Shahriar Kia

Përfaqësuesi i Hezbollah në Iran ka thënë se një numër i madh luftëtarësh të rinj libanezë kanë ardhur në Iran për të ofruar ndihmë për viktimat e përmbytjeve.

Sheik Mo’ein Daqiq tha për agjensisë e lajmeve Tasnin e cila drejtohet nga Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit iranian të martën se Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollah, u ka bërë thirrje gjithë të rinjve libanezë dhe luftëtarëve të Hezbollah që t’u bashkohen Forcave të Armatosura iraniane, forcave shtypëse të Iranit, elemetëve “jihadi”, dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për të ndihmuar iranianët e prekur nga përmbytjet.

Ai tha: “Aktualisht, një numër i konsiderueshëm libanezës të rinj janë të përfshirë në operacione shpëtimi në mbarë Iranin, ndërkohë që shumë të tjerë janë rrugës për në rajonet e përmbytura të vendit.”

Është e rëndësishme të vihet në dukje se Hezbollah, një grup terrorist, është në varësinë e Iranit për burime financiare dhe ushtarake.

Këto komente vijnë vetëm pak ditë pasi u raportua se qindra militantë Shi’ite të mbështetur nga regjimi iranian kishin kaluar kufirin duke hyrë në rajonet e përmbytura të Iranit. Disa raporte thoshin se ata kishin ardhur për të ndihmuar popullin iranian, e disa të tjera thoshin se ata po përpiqeshin të mos e lejonin përmbytjen të arrinte Irakun.

Abolfazl Shekarchi, zëdhënësi i lartë i Forcave të Armatosura Iraniane, tha të martën: “Është e natyrshme që forcat irakene të Hashd al-Shaabi (Forcat e Mobilizimit Popullor apo PMF) të jenë të pranishme në vijën e parë për të ndihmuar njerëzit tanë të prekur nga përmbytjet.”

PMF është një grup i armatosur i themeluar nga Forca Qods e IRGC-së, e cila u etiketua si grup terrorist të hënën nga SHBA, për të luftuar në emër të Iranit në Irak. Gazeta Kayhan e Iranit tha se anëtarët e PMF ishin ftuar nga Gjeneral Majori i IRGC-së, Qassem Soleimani, i cili është Kryekomandanti i Forcës Qods.

Gjithashtu ishin ftuar anëtarë të Liwa Fatemiyoun (Divizioni Fatemiyoun), një tjetër grup i armatosur i themeluar nga Forca Quds për të ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Bashar Assad në Siri. Grupi përbëhet kryesisht nga refugjatë afganë që janë arratisur për në Iran për një jetë më të mirë.

Megjithatë, shumë iranianë thonë se Irani ka një personel ushtarak të përbërë nga qindra mijëra vetë, kështu që nuk duhet të ketë nevojë për luftëtarë nga militantët e huaj për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Ata argumentojnë se militantët e huaj besnikë janë ftuar për të parandaluar protestat e popullsisë iraniane të prekur nga përmbytjet, njerëz që janë me të drejtë të zemëruar nga mungesa e ndihmave humanitare dhe e përpjekjeve për rindërtim.

Javën e shkuar, u zhvilluan protesta në provincën e pasur me naftë Khuzestan, ku një turmë e madhe marshoi nëpër rrugët e qendrës së provincës, Ahvaz, duke thirru me slogane anti-regjim.