Presidenti amerikan kritikon rëndë “Lajmet e Rreme” mbi Iranin

318

Regjimi që sundon Iranin dihet që ka disa dekada që publikon “Lajme të Rreme”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar shumë agjensi lajmesh për publikim të lajmeve të rreme rreth Iranit & kabinetit të tij

Analizë nga PMOI/MEK

19 maj 2019 – Në vijim të një serie të përshkallëzuar raportesh kontradiktore lajmesh lidhur me politikat amerikane ndaj regjimit në Iran, Presidenti amerikan Donald Trump shprehu edhe një herë kritika të forta ndaj “Lajmeve të Rreme” dhe akuzoi agjensitë e lajmeve për publikimin e këtyre raporteve.

Këto ditë nëpër media jepen në shkallë të gjerë raporte kontradiktore mbi politikën e qeverisë amerikane ndaj regjimit të mullahëve në Iran, si dhe një shumëllojshmëri mundësish e negociatash dhe një luftë e mundshme me regjimin e mullahëve. Individët dhe entitetet që përkrahin një përqasje pro-paqësimit me regjimin në Iran, dhe ata që i shohin interesat e tyre në në mbijetesën e mullahëve, janë bërë jashtëzakonisht aktivë në përpjekje për ta larguar vëmendjen nga sulmet terroriste në Fujairah në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke shkaktuar zallahi të madhe, këto agjensi lajmesh i kanë quajtur anëtarët e administratës Trump si luftënxitës ndërkohë që krijojnë një imazh engjëllor të mullahëve që sundojnë Iranin.

Të premten, Presidenti amerikan Donald Trump e kritikoi me forcë në Tëitter këtë tendencë në rritje:

“Mediat e Lajmeve të Rreme po e dëmtojnë Vendin tonë me mbulimin mashtrues e tepër të pasaktë lidhur me Iranin. Këto raporte hidhen kuturu, kanë burime të dobëta (d.m.th. janë të shpikura), si dhe janë të RREZIKSHME. Të paktën Irani nuk di se çfarë të mendojë, gjë që në këtë pikë mund të jetë gjë e mirë!”

 Mediat e Lajmeve të Rreme po e dëmtojnë Vendin tonë me mbulimin mashtrues e tepër të pasaktë lidhur me Iranin. Këto raporte hidhen kuturu, kanë burime të dobëta (d.m.th. janë të shpikura), si dhe janë të RREZIKSHME. Të paktën Irani nuk di se çfarë të mendojë, gjë që në këtë pikë mund të jetë gjë e mirë!

Shtëpia e Bardhë raportoi se Presidenti amerikan i ka kritikuar edhe një herë mediat e “Lajmeve të Rreme”.

“Në këtë moment jemi duke u marrë me Iranin. Ata përhapin kaq shumë mesazhe të rreme saqë Irani është krejtësisht konfuz. Kjo mund të jetë gjë e mirë. Lajmet e Rreme, ata shpërndajnë mesazhe që thonë se jam i zemëruar me popullin tim. Nuk jam i zemëruar me të. Unë i marr vetë vendimet e mia… [Sekretari amerikan i Shtetit] Mike Pompeo po bën një punë shumë të mirë. [Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John] Bolton po bën një punë shumë të mirë. Por ata e bëjnë të duket sikur është konflikt. Dhe lajmi i mirë është se, po mendoja sot, çfarë do të jenë duke menduar kundërshtarët tanë? Është me shumë mundësi një gjë e mirë pasi ata po thonë se nuk e di nga ku vijnë këta njerëz. Ata nxjerrin raporte të rreme. Ata thonë burime konfidenciale. A e keni vënë re që nuk i shkruajnë më emrat e njerëzve? Çdo gjë është ‘Një burim thotë…’ Nuk ka burim. Personi nuk ekziston. Personi nuk është gjallë,” tha Presidenti amerikan Donald Trump në një tubim ditët e fundit.

Regjimi që sundon Iranin dihet që ka disa dekada që publikon “Lajme të Rreme”.