Përfaqësuesi i Khamenei-t e krahason regjimin e Iranit me një mi të tmerruar para një maceje

424

Ahmad Alamolhoda, përfaqësues i udhëheqësit suprem të regjimit iranian Ali Khamenei në qytetin veri-lindor Mashhad, shprehu panikun e madh të regjimit nga përballja me krizat e përshkallëzuara që po ia marrin frymën të gjithë sistemit.

Alamolhoda e krahasoi status quo-në e regjimit me një mi që përpiqet t’i shpëtojë një maceje që po e ndjek.

“Armiku dëshiron të bëjë diçka që të na frikësojë. Keni parë ndonjëherë një mace që ndjek një mi? Sapo miu e sheh macen dhe fytyrën e saj, përmbytet nga një frikë e tmerrshme. Ai ngrihet në vend, edhe nëse është vetëm një hap larg folesë së tij. Detyra jonë është të përpiqemi t’i kontrollojmë frikërat dhe të mos frikësohemi,” vazhdoi Alamolhoda.

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij të lutjeve të së premtes në Mashhad, mullahu Alamalhoda e krahasoi gjithashtu regjimin me një dre që do t’i shpëtojë një qeni zagar. Pavarësisht se vrapon shpejt, zagari nuk ia del ta kapë drerin, shpjegon Alamalhoda. Dreri kthehet dhe i thotë qenit, “Nuk mund të më kapësh, sepse ti vrapon për të kapur prenë tënde, ndërsa unë vrapoj për të shpëtuar jetën. Ja pse Amerika nuk mund të na kapë.”

Duke iu referuar situatës kritike ekonomike me të cilën po përballen mullahët, përfaqësuesi i Khamenei-t në Mashhad tha, “Presionet ekonomike, sanksionet e naftës, ndalimi nga shitja e naftës, sanksionet bankare, ndalimi nga puna me monedha ndërkombëtare dhe i tregtive të biznesit… me gjithë këto presione mizore ekonomike, ata duan të na detyrojnë t’u nënshtrohemi. E rëndësishmja është që nuk duhet të kemi frikë, nuk duhet të kemi frikë nga presionet e tyre ekonomike apo nga ngacmimet e tyre në mediat sociale. Ata përpiqen të na frikësojnë e të na detyrojnë të dorëzohemi, domethënë të shkatërrojmë veten.”

Ai pranoi gjithashtu një numër dezertimesh nga zyrtarët e regjimit.

“Pika e parë është që zyrtarët tanë nuk duhet të kenë frikë, mos u tmerroni, dhe mos u bëni pasivë e të brishtë. I thashë njërit prej zyrtarëve dje mbrëma se tani që disa kanë dezertuar dhe nuk mund të rezistojnë, ju duhet të rrini të patundur e të mos i shihni ata,” tha Alamolhoda gjatë fjalimit të lutjeve të së premtes, duke iu drejtuar zyrtarëve të regjimit për të parandaluar dezertime të tjera.