Sunday, February 5, 2023

Është Shumë e Mundur që Garda Revolucionare e Regjimit Iranian t’i Ketë Organizuar Sulmet mbi Anijet Cisternë

Amir Taghati

Garda Revolucionare e Regjimit Iranian (IRGC) ka “shumë mundësi” të ketë ndihmuar për kryerjen e sulmeve të dielën e shkuar mbi katër anije-cisternat, përfshirë dy anije saudite në bregdetin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas një raporti siguruesish norvegjezë të parë nga Reuters.

Emiratet, Arabia Saudite dhe Norvegjia janë duke hetuar sulmet, të cilat kanë goditur edhe një anije me flamur të Emirateve dhe të Norvegjisë.

Një vlerësim konfidencial i nxjerrë këtë javë nga Shoqata e Sigurimeve të Risqeve të Përbashkëta të Luftës të Pronarëve Norvegjezë të Anijeve (DNK) ka nxjerrë përfundimin se ka shumë mundësi që sulmi të jetë kryer nga një anije sipërfaqësore që operonte pranë zonës, e cila ka dërguar drone nënujore që përmbanin 30-50 kg (65-110 lb) eksplozivë të gradës së lartë për t’i shpërthyer në çastin e impaktit.

Këto sulme u kryen në një sfond tensionesh mes SHBA-së dhe Iranit, pas vendimit të Uashingtonit këtë muaj që të përpiqet t’i ulë në zero eksportet e naftës të Teheranit dhe që ta rrisë praninë ushtarake amerikane në Gjirin Persik si përgjigje ndaj asaj që e quan kërcënim iranian.

Muajin e shkuar, Shtetet e Bashkuara e etiketuan krejtësisht IRGC-në si organizatë terroriste. Uashingtoni kishte etiketuar më parë entitete dhe individë të lidhur me IRGC-në, e cila kontrollon segmente të gjera të ekonomisë iraniane.

Më shumë detaje mund të gjenden në faqen në anglisht të NCRI-së. https://www.ncr-iran.org/en/news/iran-world/26222-iran-regime-s-revolutionary-guards-likely-to-have-organized-tanker-attacks