Paralajmërim për marrëveshje të shëmtuara nga regjimi klerikal dhe për përgatitjen e terrenit për akte terroriste kundër refugjatëve të PMOI në Shqipëri

831

Përpjekje për demonizim, përmes Channel 4 News, kundër opozitës iraniane njëkohësisht me vizitën e Alistair Burt në Iran

Komiteti i Sigurisë dhe Kundër-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit paralajmëron për marrëveshje të shëmtuara të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit klerikal (MOIS) dhe për përgatitjen e terrenit për akte terroriste kundër refugjatëve iranianë në Shqipëri, anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), përmes programit televiziv britanik Channel 4 News.

  1. Znj. Lindsey Hilsum, Redaktorja Ndërkombëtare e programit britanik Channel 4 News, ka informuar PMOI-në në një letër të dërguar në datën 31 gusht, 2018, në orën 17:30, se Channel 4 News ka ndërmend të transmetojë një raport mbi PMOI-në të hënën, më 3 shtator. Duke gjykuar nga letra, ky raport do të jetë i mbushur me akuza kundër PMOI dhe anëtarëve të PMOI të cilët janë refugjatë në Shqipëri. Znj. Hilsum sugjeronte në letër se nëse PMOI ka një përgjigje ndaj këtyre shpifjeje,duhet ta dërgojë atë tek Channel 4. Znj. Hilsum dështoi plotësisht në një test të thjeshtë ndershmërie të formuluar në pyetjen që vijon: Kur ka vendosur Channel 4 ta prodhojë këtë raport dhe pse vendosi ai ta informojë PMOI-në në çastin e fundit?
  2. Refugjatët iranianë mësuan për prodhimin e këtij programi më 10 gusht, kur një ekip nga Channel 4 po filmonte në fshehtësi rezidencën e refugjatëve nga lartësitë përreth. Kjo në një kohë kur anëtarët e PMOI në Shqipëri kanë qenë shënjestra të terrorizmit të regjimit iranian,  dhe ndërkohë që në zonat përreth rezidencës janë vendosur tabela që tregojnë se fotografimi dhe filmimi i rezidencës janë të ndaluara. Më pas, në letrat drejtuar kryeredaktorit të Channel 4 më 10 dhe 13 gusht, Zëdhënësi i PMOI, dhe gjithashtu, deklarata e këtij komiteti të NCRI-së e publikuar më 16 gusht, kanë shtjelluar mbi sjelljen e dyshimtë të ekipit të Channel 4 dhe të lidhjeve të tyre me një agjent famëkeq të MOIS, Massoud Khodabandeh. Ata kanë paralajmëruar për përpjekjet e regjimit klerikal për ta shfrytëzuar një program të tillë në ndjekje të objektivave të tij terroriste. Por Channel 4 News nuk u është përgjigjur letrave apo deklaratave të mësipërme.
  3. Asnjë person me logjikë e gjykim të shëndoshë nuk do të priste që Rezistenca Iraniane të merrte pjesë apo të jepte komente në lidhje me një program, i cili sipas të gjitha shenjave, është koordinuar me MOIS që nga fillimi, duke përfshirë tërësinë e narrativës, individët që janë intervistuar dhe elemente të tjera.  Dy nga komplotet e mëdha terroriste të planifikuara nga regjimi iranian kundër Rezistencës,d.m.th. komploti për të bombarduar festimin e Nowrouz (Viti i ri Pers) të refugjatëve që janë anëtarë të PMOI në Shqipëri në mars, si dhe bombardimi i tubimit të madh të iranianëve në Paris më 30 qershor, u parandaluan në fazat e fundit të operacioneve. Rrjedhojat e këtyre ngjarjeve krijuan skandale të mëdha për regjimin klerikal.  Në rrethana të tilla, MOIS ka një nevojë të dëshpëruar për programe shpifëse si ai që ka prodhuar Channel 4 në mënyrë që të krijojë një justifikim për komplotet e tij të parandaluara dhe gjithashtu që të përgatisë terrenin për sulme të ardhshme. Gjatë hetimeve rreth komplotit të parandaluar të Parisit, janë arrestuar katër individë. Njëri prej tyre, një “diplomat” iranian i pozicionuar në Austri, ia kishte dorëzuar personalisht bombën skuadrës terroriste në Luksemburg dhe u arrestua më vonë në Gjermani gjatë rrugës së kthimit. 
  4. Një tjetër objektiv i raportit të ardhshëm të Znj. Hilsum është demonizimi i opozitës kryesore të regjimit iranian në të njëjtën kohë me vizitën e Ministrit të Zyrës së Jashtme Britanike për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Alistair Burt, në Iran. Vizita e Burt në Iran është e para nga një ministër europian pas komplotit terrorist të parandaluar në Paris. Por eksperienca tregon se t’i bësh lëshime shtetit që është sponsori kryesor i terrorizmit në botë, i cili e ka shndërruar marrjen e pengjeve në tregtinë e tij më fitimprurëse në katër dekadat e fundit, vetëm sa do ta nxiste këtë shtet të vazhdojë me politikat e tij të përçmuara. T’i ofrosh lëshime regjimit klerikal duke vënë në rrezik sigurinë e 2,500 refugjatëve, anëtarë të PMOI, është njësoj sikur të promovosh terrorizmin dhe marrjen e pengjeve.
  5. Të gjithë e dinë se prodhimi i një raporti të tillë dhe ndarja e buxhetit për të do të kërkonte marrjen e vendimit disa javë përpara. Informimi i PMOI-së në çastin e fundit është thjesht një hile e ndyrë, që shfrytëzon parimet e gazetarisë, në mënyrë që ta prezantojë si të paanshëm këtë program. Kjo është një dredhi mendjelehtë për të mos e lejuar PMOI-në të ndermarrë aksion gjyqësor kundër shpifjeve dhe akuzave që mund të kundërshtohen në rrugë ligjore. Po të kishte patur një grimë vullneti të mirë a sinqeriteti, gazetarja duhej të kishte kërkuar falje për faktin që fotot e bëra në banesat e refugjatëve pa lejen e tyre i janë dhënë MOIS-it.
  6. Për hir të drejtësisë dhe saktësisë, kronologjia e zhvillimeve të njohura për sa i përket programit, është si vijon:
  • Të premten më 10 gusht 2018, Znj. Hilsum filmoi dhe fotografoi në fshehtësi banesat e PMOI në Shqipëri. Autoritetet shqiptare të sigurisë në këtë vendbanim i zbuluan këto veprime dhe u kërkuan palëve të mos filmonin më dhe t’ua dorëzonin regjistrimet. Por anëtarët e ekipit, të cilët u identifikuan si kombas britanikë, nuk u bindën dhe vazhduan punën e tyre. Më pas, autoritetet policore shqiptare erdhën dhe e transferuan ekipin në rajonin e policisë. Në rajon, u bë e qartë se dy anëtarë të ekipit ishin shqiptarë. Ata të dy kishin bashkëpunuar më parë me disa mercenarë të regjimit iranian për të përgatitur një tjetër program televiziv kundër PMOI-së. Njëri prej tyre, Vincent Triest, i cili është edhe shtetas hollandez, udhëton shpesh për në Iran. Ekipi kishte detajet e kontaktit, përfshirë email-et dhe numrat e telefonit, të përfaqësuesve të PMOI-së dhe të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të përfaqësuesve të PMOI-së në Shqipëri, por nuk kishte kontaktuar me asnjërin prej tyre.
  • Po atë ditë, më 10 gusht, një zëdhënës i PMOI-së shkroi një letër urgjente drejtuar redaktorëve të Independent Television News (ITN) dhe Channel 4 News, ku deklaronte fakte historike dhe kërcënime aktuale me të cilat përballen anëtarët e PMOI-së në Shqipëri. Duke u bazuar në këtë, ai përsëriti se “Jemi shumë të shqetësuar se videot e filmuara do të bien në duart e Ministrisë iraniane të Inteligjencës.” Megjithatë, ky shqetësim nuk arriti të sillte asnjë përgjigje.
  • Më 11 gusht, lajmi i vizitës së Channel 4 News tek vendbanimi i PMOI-së dhe fotografitë e bëra në këtë vend u shfaqën në faqen e Facebook-ut të Massoud Khodabandeh, një agjent famëkeq i MOIS, si dhe në uebsitin Iran-Interlink që drejtohet nga MOIS. Por kur MOIS e kuptoi se publikimi i lajmit dhe fotove linte të kuptohej komplotin e saj kundër PMOI-së, ajo urdhëroi heqjen e këtyre fotove më 12 gusht.
  • Më 13 gusht, zëdhënësi i PMOI-së i dërgoi një tjetër letër kryeredaktorëve për publikimin e fotografive, duke përshkruar historinë e agjentit të MOIS, Khodabandeh, dhe duke bashkangjitur dy raporte nga një grup parlamentar britanik dhe nga Divizioni Federal Amerikan i Kërkimit i Bibliotekës së Kongresit për sa i përket faktit se ai është një agjent i MOIS. Përsëri, zëdhënësi i PMOI-së kërkonte një shpjegim. Edhe kjo letër ka mbetur pa përgjigje.
  • Hetime të mëtejshme zbuluan se një individ tjetër, Darius Bazargan, i cili herë prezantohet si korrespondent i NBC e herë të tjera si korrespondent i ITN, apo ndonjëherë si producent i pavarur, ishte i përfshirë gjithashtu në projekt. Një vështrim i postimeve të tij në Twitter gjatë gjashtë muajve të fundit ekspozon armiqësinë e tij histerike ndaj PMOI-së. Ai madje e ka përshkruar komplotin e planifikuar terrorist kundër tubimit të madh të iranianëve në Paris më 30 qershor, si një “histori të mjegullt,” dhe “çështje të brendshme” të lidhur me PMOI-në.
  • Më 16 gusht, Komiteti i Sigurisë dhe Kundër-terrorizmit i NCRI nxori një deklaratë drejtuar Channel 4 News dhe redaktorëve të tij. Kjo deklaratë ngrinte pesë pyetje e kërkesa dhe kërkonte përgjigje të menjëhershme. Këto ishin:
  • Cili është misioni i ekipit të dyshimtë të filmimit; cila palë i ka zgjedhur anëtarët e tij; dhe çfarë është marrë në konsideratë në përzgjedhjen e tyre?
  • Pse filmimet u bënë në fshehtësi duke filmuar brenda vendbanimit pa dijeninë e banorëve dhe të përfaqësuesve të tyre të cilët mund të kontaktoheshin shumë thjeshtë?
  • Pse ky ekip ia dha fotot dhe videot uebsitit Iran-Interlink dhe Khodabandeh-ut?
  • Me kë tjetër janë ndarë fotot dhe videot?
  • Dhe në përfundim, të gjitha regjistrimet dhe fotografitë duhet t’i kthehen përfaqësuesve të banorëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk duhet t’i jepen asnjë pale tjetër.

Anjëra nga pyetjet apo kërkesat nuk ka marrë përgjigje.

 

  1. Në vijim të deklaratës së Komitetit, të datës 16 gusht, ndodhën tre zhvillime madhore, duke theksuar edhe më tej shtrirjen e veprimtarive të makinerisë së terrorit të mullahëve. Këto zhvillime i bënë edhe më të dyshimta objektivat e programit Channel 4 News.
  • Më 20 gusht, Departamenti amerikan i Drejtësisë shpalli se dy agjentë të MOIS të cilët merreshin me spiunazh dhe planifikim aktesh terroriste kundër anëtarëve të Rezistencës Iraniane në këtë vend, ishin arrestuar.
  • Më 21 gusht, Facebook mbylli 652 llogari që drejtoheshin nga regjimi iranian dhe që merreshin me fushata keqinformimi. Më pas, Google dhe YouTube mbyllën gjithashtu dhjetëra llogari që shpërndanin gënjeshtrat e regjimit iranian. Rezistenca Iraniane ka qenë një nga shënjestrat kryesore të fushatave denigruese të mullahëve në Internet e në mediat sociale, veçanërisht në vitet e fundit. Reuters raportoi më 29 gusht se shtrirja e fushatës keqinformuese të regjimit klerikal në mediat sociale dhe në Internet është shumë më e gjerë se ç’mendohej më përpara.[1]
  • Ministria e Jashtme franceze, në një direktivë të nxjerrë më 20 gusht, theksoi komplotin e regjimit për të bombarduar “tubimin e përvitshëm të Muxhahedinëve” në Paris dhe u kërkoi diplomatëve të saj të mos udhëtonin për në Iran.

Mos është koinçidencë që Channel 4 News nuk e ka mbuluar komplotin terrorist kundër mbledhjes së Parisit apo planet e tjera terroriste të regjimit të përmendura më sipër, duke e fokusuar përkundrazi misionin e tij vetëm në armiqësinë ndaj Rezistencës Iraniane dhe në ndihmesën ndaj regjimit iranian?

  1. Ajo që Channel 4 ka ndërmend të transmetojë më 3 shtator nuk është gjë tjetër veçse përsëritja fjalë për fjalë e akuzave të MOIS kundër PMOI-së. Burimet e këtyre akuzave janë agjentë të njohur e famëkeqë të regjimit iranian, duke përfshirë:
  • Mostafa Mohammadi, i cili mori një viza nga ambasada irakene në Teheran në 2008, shkoi në Kampin Ashraf (vendbanimi i anëtarëve të PMOI në Irak në atë kohë) për të torturuar psikologjikisht refugjatët e PMOI-së atje, së bashku me disa agjentë të tjerë të regjimit, duke përdorur 320 altoparlantë të vendosur rreth perimetrit të kampit. (Një foto e pasaportës së tij, foto e vizës, si dhe video klipe të veprimeve të Mohammadi-t, janë të gjitha të disponueshme).
  • Materiali që Znj. Hilsum ka ndërmend të “zbardhë” si një “vlerësim kërcënimi” nga “policia shqiptare” është një artikull katër-faqësh që nuk ka as emër, as firmë zyrtare. Ai është publikuar më përpara nga uebsite dhe grupe lajmesh të lidhura me regjimin klerikal. Channel 4 News është thjesht më i fundit i këtyre grupeve. Autoritetet shqiptare kanë theksuar se policia nuk e ka nxjerrë këtë raport.
  • Avokati shqiptar që është intervistuar nga Channel 4 News është agjent i MOIS, i cili është ekspozuar tashmë nga Rezistenca Iraniane.
  • Në kundërshtim me pretendimet e Znj. Hilsum, refugjatët iranianë në Shqipëri, gjatë pesë viteve të fundit, kanë mirëpritur gjithmonë miq, personalitete dhe gazetarë nga Shqipëria dhe nga vende të tjera, si në vendbanimet aktuale, ashtu edhe në ato të mëparshmet. Por ata janë vigjilentë dhe kanë eksperiencën e duhur që të mos mirëpresin agjentët e regjimit iranian.

Raporti i njëanshëm i Channel 4 News, i cili i shkel të gjitha standartet e gazetarisë, do të transmetohet në një kohë kur regjimi klerikal është i mbytur nga gjithfarë krizash që sfidojnë tërësinë e tij. Gjitashtu, ky program po transmetohet në një kohë kur protestat mbarëkombëtare e kanë shtyrë regjimin klerikal në prag të përmbysjes. Prodhimi i këtij programi nga një individ që ka shkuar në Iran në shumë raste gjatë viteve të fundit, vend nga ku ajo ka raportuar gjerësisht, mund të jetë një kusht paraprak dhe çmim i domosdoshëm për të marrë viza të tjera. Vlen të përmendet se në gusht, regjimi iranian ka nxjerrë viza për hyrjen në Iran të një ekipi prej gjashtë personash nga Channel 4.  

 

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit

2 shtator 2018

 

 

 

[1] https://www.reuters.com/article/us-usa-iran-facebook-exclusive/exclusive-iran-based-political-influence-operation-bigger-persistent-global-idUSKCN1LD2R9