Mike Pompeo: Bota Duhet të Ushtrojë Presion mbi Regjimin Terrorist të Iranit për ta Ndalur “Sjelljen e Tij Destabilizuese”

703

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e nxiti komunitetin ndërkombëtar të hënën që ta rritë presionin mbi regjimin iranian deri sa ky i fundit ta ndalë “sjelljen destabilizuese.”

Sekretari Pompeo shkroi në Twitter: “Ora po ecën. Po merr fund koha e mbetur deri në skadimin e embargos së armëve nga OKB mbi Iranin dhe të ndalim-udhëtimit të Qasem Soleimani-t. I nxisim aleatët dhe partnerët tanë që ta rrisin presionin mbi regjimin iranian deri sa ta ndalë sjelljen e tij destabilizuese.”

Ky postim përfshinte një link drejt një shpalljeje në uebsitin e Departamentit amerikan të Shtetit, shpallje e cila përsërit se regjimi iranian është “sponsori shtetëror kryesor në botë i terrorit.”

“Për mbi 40 vite, sjellja e tyre malinje dhe mbështetja për grupet terroriste proksi janë përhapur në mënyrë të papërmbajtur,” vë në dukje Departamenti i Shtetit.

“Implementimi i JCPOA-së, e njohur në mënyrë jo-zyrtare si “Pakti Bërthamor i 2015-ës me Iranin” i ka vënë regjimit në dispozicion edhe më shumë burime e para, duke çuar më tej shtrirjen dhe agresionin e veprimtarive të tyre malinje. Është kjo arsyeja pse Shtetet e Bashkuara u larguan nga JCPOA dhe implementuan sanksione decizive për ta frenuar aftësinë e regjimit për të financuar terrorin”, thotë Departamenti i Shtetit.

“Megjithatë, marrëveshjeve ndërkombëtare që i vënë fre regjimit iranian po u mbaron koha. Për shembull, kreu i Korpusit brutal të Gardës Revolucionare Islamike, Qasem Soleimani, do të lejohet të udhëtojë më 18 tetor 2020. Pak pas kësaj, regjimi iranian do të jetë i lirë gjithashtu t’i shesë armë kujtdo, përfshirë proksive terroristë, dhe vende si Rusia e Kina do të mund t’i shesin regjimit iranian tanke, raketa, dhe pajisje të mbrojtjes ajrore. Kjo gjë mund të nxisë fillimin e një gare të re armatimesh në Lindjen e Mesme dhe ta destabilizojë më tej rajonin dhe botën.”

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet kundër mbështetjes që regjimi iranian i jep terrorizmit. Ora po ecën,” shton Departamenti i Shtetit.