Europa Duhet të mbështesë Rezistencën Iraniane, jo Regjimin

553

Shkruar nga Shahriar Kia 

Mbështetja për grupin e rezistencës iraniane, Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe për një fushatë “presioni maksimal” mbi Regjimin Iranian nuk është e kufizuar vetëm tek një shtet apo një parti politike. Në fakt, kjo mbështetje mund të gjendet në çdo vend dhe çdo parti politike në botë, sipas ish-ligjvënësit irlandez, Jim Higgins.

Këta njerëz e kuptojnë që kur vjen puna për t’u ballafaquar me Regjimin Iranian, ekziston një mundësi e tretë e cila nuk përfshin as paqësimin dhe as luftën. Kjo mundësi e tretë është mbështetja për të drejtën e Rezistencës Iraniane për ta rrëzuar regjimin.

Shumë nga mbështetësit e Rezistencës morën pjesë në konferencën ndërkombëtare në Shqipëri muajin e shkuar, në zyrat qendrore të Rezistencës, për të shprehur mbështetjen e tyre, për të vlerësuar përparimin e Rezistencës, dhe për të folur lidhur me hapat e radhës.

Jim Higgins, ish-politikan irlandez i Fine Gael dhe ish Anëtar i Parlamentit Europian i cili mori pjesë në konferencë, shkruan: “Pa asnjë dyshim, të gjithë ata vizitorë ishin dakord me përshkrimin e bërë nga [udhëheqësja e opozitës Maryam] Rajavi për qeverinë aktuale në Iran si një “tirani fetare vrasëse, banka qendrore e terrorizmit, dhe mbajtësja e rekordit botëror për ekzekutimet”. Dhe brenda qarqeve politike të vendeve të tyre, ata me siguri, ashtu si unë, e kanë bërë shpesh pyetjen pse fuqitë demokratike të botës kanë marrë një përqasje paqësuese ndaj një regjimi të tillë.”

Arsyeja pse Perëndimi mbron paqësimin është se shumë njerëz nuk e besojnë se ekziston një forcë e organizuar për ndryshim regjimi apo se ndryshimi i regjimit nuk do të shkaktonte kaos në vend. Kjo nuk ka se si të jetë më e gabuar, argumenton z. Higgins në artikullin e tij opinion për uebsitin EU Reporter.

Nëse mullahët do të rrëzoheshin nesër, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni që përfshin MEK-un, i cili ka dekada që shërben si parlament në mërgim, do të merrte kontrollin për një periudhë gjashtë mujore deri sa të mund të zhvilloheshin zgjedhjet e para të lira e të drejta në Iran, vë në dukje ai. Rajavi ka madje një plan me 10 pika për një Iran të lirë që tregon rrugën që do të merrte Rezistenca.

Kështu që Parlamenti Europian duhet të ndërmarrë një strategji presioni maksimal, duke vënë sanksione ekonomike, mbyllur ambasadat iraniane, dhe duke e izoluar Regjimin nga ana diplomatike, jo vetëm për të mbështetur Rezistencën por edhe për ta ndëshkuar Regjimin për agresionin e tij në Gjirin Persik. Populli iranian ka që në fund të 2017-ës që del në rrugë duke protestuar për ndryshim regjimi, kështu që edhe ai e mbështet këtë kauzë.

Higgins shkruan: “Në këto rrethana, duhet të jetë e qartë për të gjithë politikëbërësit perëndimorë se ndryshimi i regjimit nga brenda vendit është i arrtishëm në Iran dhe se pas një tranzicioni të tillë nuk do të ketë kërcënim më të madh për paqëndrueshmëri sesa para tij. Nuk është nevoja që një vend tjetër të ndërhyjë në mënyrë direkte për ta sjellë këtë rezultat. Fuqitë perëndimore duhet vetëm të ushtrojnë presion ekonomik, ta dobësojnë regjimin, dhe ta bëjnë të qartë që pavarësisht gabimeve të së shkuarës, komuniteti ndërkombëtar është tani në anën e populli iranian dhe Rezistencës së tij legjitime e demokratike.”