Krizat e Regjimit Iranian Rriten

362

 

Krizat e reja që janë krijuar që nga Viti i Ri pers demonstrojnë paaftësinë e Regjimit Iranian dhe paralajmërojnë një të ardhme të shkretuar për mullahët.

Lideri Suprem Ali Khamenei dhe Presidenti Hassan Rouhani thanë në fjalimet e tyre të Vitit të Ri se ekonomia në dështim e sipër është problemi më i rëndësishëm për Iranin.

Kjo u mbështet edhe nga Abdolnaser Hemmati, president i Bankës Qendrore të Iranit, i cili tha se regjimi nuk duhet të shpërdorojë para për “importimin e mjeteve të teknologjisë së fundit për dy bilion [toman]” kur “populli nuk mund të përballojë as blerjen e mishit”.

Ai tha: “Populli mund të durojë shumë gjëra, por nuk mund t’i durojë këto.”

Ndërsa Ahmad Miremadi, Imami i lutjeve të së premtes në Khorramabad dhe përfaqësues i Khamenei-t në provincën Lorestan, paralajmëroi se përpjekja për t’ia ngritur moralin popullit iranian është një detyrë e dështuar.

Ai tha: “Nuk mund t’i bësh njerëzit entuziastë me zor. Kur populli përballet me inflacion e vështirësi, çfarë shprese mund të ketë ai?”

Një problem tjetër madhor për Regjimin Iranian është fati i projektligjeve të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës financiare për të reduktuar financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave, dhe që duhet të miratohen në mënyrë që Irani të mund të përfitojë mjetin europian të qëllimit të veçantë për t’iu shmangur sanksioneve amerikane.

Kjo duket si një kërkesë e arsyeshme, por shumë nga grupi i Khamenei-t po luftojnë kundër saj, gjë që po e thellon më tej përçarjen brenda Regjimit. Megjithatë mullahët nuk e marrin përgjegjësinë për këtë, dhe shumë prej tyre fajësojnë botën që këmbëngul që Regjimi t’i miratojë projektligjet e FAFT.

Vetë Khamenei e përdori fjalimin e tij të Vitit të Ri për të kritikuar Parlamentin Iranian për faktin që nuk miraton ligje kundër SHBA-së.

Ai tha: “Gjatë dy viteve të fundit, Kongresi i SHBA-së ka miratuar apo prezantuar 226 projektligje dhe rezoluta kundër Republikës Islamike. Kështu që ne duhet ta pyesim e t’i ankohemi parlamentit tonë: sa ligje e rezoluta ka miratuar Asembleja Konsultative Islamike [termi zyrtar për parlamentin iranian] deri tani kundër ligësisë amerikane?”

Ali Motahari, zëvendës zëdhënës i parlamentit, dhe Heshmatollah Falahatpisheh, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Parlament, u përgjigjën duke thënë se parlamenti nuk është përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë.

Falahatpisheh tha: “Vendim-marrja për politikat e marrëdhënieve me jashtë bëhet në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, që kryesohet nga presidenti dhe sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare, dhe për çështje madhore, vendimi merret duke u bazuar në opinionin e Udhëheqësit Suprem.”

Ali Motahari tha: “Udhëheqësi Suprem pret më shumë por Këshilli i Gardianëve nuk e ka miratuar planin e parlamentit për një rezolutë.”